EmailFacebookKontakt

Seminar online për ekonominë

Fakulteti Ekonomik i Kolegjit Universitar “LOGOS” organizoi në datën 23/03/2021 Webinar-in me temë: “Tipologjia e NVM-ve në Shqipëri dhe ecuria e financimit të tyre”.

Aktiviteti u hap me përshëndetjen e prof. dr. Ilia Ninka, Rektor i Kolegjit Universitar “LOGOS”, më pas u vijua me prezantimin e temës së parë “Tipologjia e NVM-ve në Shqipëri”, nga dr. Emira Spahaj, përgjegjëse e Departamentit të Menaxhimit në Fakultetin Ekonomik të Kolegjit Universitar “LOGOS”.

Më pas, aktiviteti vijoi me prezantimin e temës së dytë – “Ecuria e kreditimit të NVM-ve në Shqipëri”, nga prof. as. dr. Artur Ribaj, përgjegjës i Departamentit Financë-Kontabilitet në Fakultetin Ekonomik të Kolegjit Universitar “LOGOS”.

Prezantimi i temës së tretë – Aspekte të zbatimit të Ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës në kushtet e NVM-ve”, u realizua nga prof. dr. Lindita Milo (Lati), Dekane e Fakultetit Ekonomik në “LOGOS”.

Aktiviteti vijoi më pas me prezantimin e temës së katërt – “Mundësitë e financimit të NVM-ve përmes partneritetit me bizneset e diasporës”, prezantuar nga Arian Leco, përgjegjës i Sektorit të Mbështetjes së Sipërmarrjes së Diasporës në Fondin Shqiptar të Zhvillimit të Diasporës.

Në përmbyllje të aktivitetit u prezantua tema e fundit – “NVM-të gjatë pandemisë COVID-19 dhe mbështetja e tyre”, prezantuar nga Klejda Gabeshi (PhD Candidate), pedagoge e lëndës së Taksimit dhe Investimeve pranë Kolegjit Universitar “LOGOS”.

Aktiviteti ishte i hapur për të gjithë dhe në të morën pjesë pedagogë, studentë dhe të interesuar lidhur me temën: “Tipologjia e NVM-ve në Shqipëri dhe ecuria e financimit të tyre”.

Kolegji Universitar “LOGOS”
www.kulogos.edu.al