EmailFacebookKontakt

Kamp virtual “Kujdesem për Krijimin”

20 anëtarë nga enori të ndryshme të Amerikës, të organizuar dhe drejtuar nga Qendra e Krishterë Orthodhokse Misionare (OCMC) dhe Drejtoria Ekzekutive e Fondacionit “Fryma e Dashurisë”, znj. Anastasia Barksdale, realizuan kampin virtual “Kujdesem për Krijimin” në datat 5-7 mars 2021, në shtëpinë e fëmijës “Shtëpia Orthodhokse e Shpresës”.

Programi konsistonte në aktivitete të ndryshme. 2 orë online dhe 2 orë me stafin e kampit të “Shtëpisë Orthodhokse të Shpresës”, duke përfshirë lutje, mësime për krijimin, ushtrime, punë dore, këngë dhe argëtime. Libri “Sodit Krijimin, njih Krijuesin” u përdor për mësimet dhe aktivitetet e tjera, si: këngë e himne, ngjyrosje dhe ushtrime zbavitëse.

Përveç programit online, 22 fëmijët dhe stafi i Shtëpisë së Shpresës u organizuan për të mbjellë 20 rrënjë qiparisa, trëndafila, limonë dhe fara lulesh si borzilok, lule dielli etj. Pjesë e programit ishin dhe argëtime të ndryshme, si lojëra edukative në natyrë, mirëmbajtje ambienti etj.

Kampi “Kujdesem për Krijimin” është pjesë e një programi më të gjerë, i cili ka si qëllim të drejtojë fëmijët dhe të rinjtë në lidhje shpirtërore me Krijuesin dhe Krijimin, për të cilin jemi thirur të kujdesemi e ta ruajmë.

Anastasia Barksdale
Drejtore ekzekutive e Fondacionit “Fryma e Dashurisë”