E Diela e parë e Kreshmës së Madhe të Pashkës i është përkushtuar Triumfit të Orthodhoksisë. Ajo është një festë historike, që përkujton rikthimin e ikonave në kisha në vitin 843, pas fitores kundër herezisë ikonoklaste. Njëkohësisht, kjo ditë fitoi një përmbajtje më të gjerë dhe arriti të shënojë triumfin e Orthodhoksisë kundër gjithë heretikëve dhe gjithë armiqve të saj ndër shekuj.
Të dielën, më 21 mars 2021, ajo u kremtua në të gjitha kishat e Kryepiskopatës dhe Mitropolive, duke u përpjekur për të ruajtur masat anti-Covid.
Në kryeqytet, për të shmangur grumbullimet, Liturgjia Hyjnore u krye në të pesta kishat.