Porta për në hyrjen e kishës “Fjetja e Shën Mërisë” me drejtim në anën jugore në lagjen “Kala”, në Berat. Në krye të saj gjenden dy mbishkrime. Mbishkrimi i gdhendur në reliev jep datën e ndërtimit dhe emrat e personave që kontribuuan në ndërtimin e saj më 9 mars 1797. Mbishkrimi i dytë në afresk pranë mbishkrimit kryesor të gdhendur mbi gur, jep datën kur u piktura me kontributin e të krishterëve dhe dorën e Gjergj Jan Çetirit në vitin 1860.
Reference: Theofan Popa, “Mbishkrime të Kishave në Shqipëri”.