Me bekimin e Mitropolitit të Elbasanit, Hirësi Andonit, në datën 4 shkurt 2021, Zyra e Katekizmit e Mitropolisë, së bashku me përfaqësues të Zyrës Rinore të Kryepiskopatës, vizituan nga afër mjediset e Spitalit Psikiatrik në Elbasan, duke ofruar ndihma në veshmbathje.
Gjithashtu, po këtë ditë u bë një vizitë edhe në Zavalinë, në kishën e “Shën Gjergjit”, ku shërben atë Sotir Toçi. Për disa familje në nevojë të zonës u siguruan ushqime e veshmbathje. Bashkëpunime të tjera priten edhe në të ardhmen. Mirënjohje dhe falënderime për të gjithë ata që mbështesin iniciativat në dobi të komunitetit.