Më 25 janar 2021, në mjediset e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, u zhvillua takimi ndërmjet komuniteteve të krishtera në kuadrin e lutjes përmbyllëse të javës së përvitshme të Lutjes për Unitetin e të Krishterëve. Kjo veprimtari organizohet nga WCC (Këshilli Botëror i Kishave).
Për shkak të masave anti-Covid-19, veprimtaria u zhvillua me numër të kufizuar pjesëmarrësish. Tema e këtij viti ishte “Qëndroni në dashurinë time dhe do të jepni shumë fryte!” (Jn. 15:5-9).
Me anë të një videoje, u dha përshëndetja baritore e Fortlumturisë së Tij, Anastasit, me këtë rast (Kryepiskopi ka qenë President i WCC).
Gjithashtu, në këtë takim përshëndetën live online edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare: Ipeshkvi Mitropoliti i Tiranës, Xhorxh Frendo, Presidenti i VUSH, Ylli Doçi dhe Episkopi i Bylisit, Asti.
Aktiviteti u transmetua online në faqet e komuniteteve.