Më 19 shkurt 2021, Asambleja e Episkopëve të Kishës Orthodhokse të Serbisë, që u mblodh në Katedralen e Shën Savës në Beograd, zgjodhi si Patriark Mitropolitin e Zagrebit dhe Lubjanës, Porfirije Periç. Gjashtëdhjetëvjeçar, me origjinë nga Beçj, para se të bëhej murg studioi teologji në Beograd dhe më pas në Universitetin Capodistrian të Athinës. Ai pason Patriarkun Irinej, që ndërroi jetë nga Covid-19.
Pas studimeve në Athinë, u vendos në vitet 1986-1990 në manastirin e Kryeengjëjve në Kovij, ku u hirotonis dhjak, prift e më pas u zgjodh igumen. Atje u dallua për impenjimin për të afruar të rinjtë në Kishë. Në vitin 2005 krijoi komunitetin terapeutik “Toka e të gjallëve”, që sot është e përhapur në gjithë Serbinë, mori pjesë e themeloi fondacione humanitare, krijoi bursa studimi për studentët pa të ardhura, të të gjitha kombësive e feve etj.
Në vitin 1999, vetëm 38 vjeç, ai u zgjodh nga Sinodi episkop i Jegarit, pjesë e dioqezës së Baçkas. Në vitin 2008 u zgjodh president i Agjencisë radiotelevizive serbe, duke kontribuuar në realizimin e shumë programeve me temë fetare. Nga viti 2014 ishte caktuar episkop i Zagrebit dhe Lubjanës. Duke qenë një njeri i dialogut, vendosi raporte të mira me Kishën Katolike në Kroaci, duke kontribuuar në afrimin mes dy vendeve pas luftës.
Ai ka qenë mjaft aktiv në lëvizjen ekumenike dhe ka kontribuuar në takimet e organizuara për paqen.