Më 8 shkurt 2021, në mjediset e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në Tiranë, u zhvillua Konferenca “Besimet fetare kundër trafikimit të qenieve njerëzore – Zoti na krijoi në shëmbëllim e në përngjasim me Të e ne jemi imazhi i Tij”, organizuar nga “Caritas Shqipëri”, në bashkëpunim me Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë dhe me “Migrants and Refugees” të Vatikanit.
Në këtë konferencë morën pjesë të përfaqësues të komuniteteve fetare, përfaqësues shtetërorë nga institucionet përkatëse dhe nga shoqëria civile, të angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kisha jonë u përfaqësua nga atë Grigor Pelushi.
Të gjithë folësit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të të gjitha instancave jo vetëm për të identifikuar viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, por edhe për të trajtuar, kuruar e parandaluar këto plagë të mëdha për vendin tonë.