EmailFacebookKontakt

Perikopeja e Ungjillit të Pashkës

Ky fragment është shkruar në gjuhën shqipe me germa greke bizantine. Ai gjendet te Kodiku B 112, Sup olim T 360, f 63 v, në Bibliotekën Ambroziane të Milanos. Datohet rreth fundit të shek. XIV – fillimit të shek. XV, rreth gjysmë shekulli përpara Formulës së mirënjohur të Pagëzimit (1462).

Ky fragment është Ungjilli i 12-të i shërbesës të së Premtes së Madhe dhe, sipas traditës së Kishës Orthodhokse, lexohet të enjten e Javës së Madhe, në mbrëmje.

Marrë nga faqja “Albanian Association of Byzantine Studies”, botuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.