EmailFacebookKontakt

Katedralja “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë po zbukurohet

Katedralja “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë po zbukurohet gjithnjë e më shumë me vepra shpirtërore arti. Së fundmi, duke plotësuar punën e lënë në mes nga Mjeshtri Josif Droboniku, ateliea e tij vendosi dy skenat e fundit në Hierore, “Darken Mistike” dhe “Mbledhjen e Apostujve”, si dhe plotësoi sfondin. Ndërkohë vazhdon puna për afreskimin e mureve nga ikonografi Kristo Papanikolau.