EmailFacebookKontakt

E kremtja plot dritë e Theofanisë

E kremtja e Theofanisë festohet gjithmonë me madhështi e shkëlqim, por këtë fillim viti u kremtua me kufizimet dhe rregullat që imponon gjendja e pandemisë. Besimtarë të shumtë, duke ruajtur distancat e këshilluara dhe me maska, u drejtuan për në kishat e Kryepiskopatës së Hirshme dhe të Mitropolive, për të marrë pjesë në Liturgjinë Hyjnore dhe në Shërbesën e Bekimit të Ujërave.

Të mërkurën në mëngjes, 6 Janar 2021, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, Liturgjia dhe Shërbesa u kryen nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, i ndihmuar nga Mitropoliti i Amantias, Nathanaili dhe Episkopi i Bylisit, Asti. Në kryeqytet, Bekimi i Ujit u krye në të gjitha kishat. I veçantë ishte kremtimi në Berat, ku mori pjesë edhe Presidenti, z. Ilir Meta.