EmailFacebookKontakt

Kishës “Burimi jetëdhënës” po i rikthehet identiteti

Kisha katedrale e Mitropolisë së Korçës ka qenë ajo e “Burimit Jetëdhënës”. Bashkë me kishën e Shën Gjergjit, ato ishin kishat më të mëdha e të bukura të qytetit dhe më gjerë. Kjo kishë, e ndërtuar në vitin 1720, përfshinte një ansambël godinash, që administroheshin nga Kisha, si shkolla, kolegje apo dhe institucione bamirësie.

Në vitet e sistemit ateist komunist kisha i “shpëtoi” shembjes së plotë, por iu ndërrua plotësisht identiteti, pasi u kthye në Muzeun e Artit Mesjetar. Kambanoret u prishën dhe u bënë shtesa që ia ndryshuan krejtësisht pamjen.

Tashmë, pas kthimit të saj Komunitetit Orthodhoks, ka nisur rikthimi në identitet i kësaj godine. Fondet për këtë, nën kujdesin e Hirësi Joanit, po sigurohen nga vetë Mitropolia e Korçës dhe nga donacionet e besimtarëve.

Numri i llogarisë:
0500-302456-103
IBAN: AL29 20641018 0000 5003 0245 6103
SWIFT: TIRBALTR