EmailFacebookKontakt

Shkolla e parë verore në Shën Vlash, Durrës

Departamenti i Studimeve në Teologjinë Sociale dhe Shkencat Religjioze të Kolegjit Universitar “Logos” organizoi në datat 08-14 korrik 2019 shkollën e parë verore në Shën Vlash, Durrës.

Pjesëmarrësit në këtë shkollë verore patën një javë të mbushur plot me aktivitete akademike, argëtuese dhe kulturore.

Qëllimi i realizimit të saj ishte për t’i përgatitur të rinjtë pjesëmarrës si në aspektin akademik, ashtu edhe në atë shoqëror, duke hapur rrugën drejt një përvoje të suksesshme universitare.

Gjatë këtyre ditëve, nxënësit pjesëmarrës patën mundësinë të merrnin leksione nga pedagoget tanë me tema të ndryshme, të tilla si Theologjia, Studimi Biblik, Liturgjika, Historia, Muzika Bizantine, Shkrimi Akademik etj., si dhe të jetonin e mësonin së bashku me një grup bashkëmoshatarësh.

Pjesëmarrësit u larguan nga programi veror parauniversitar me një përvojë më shumë, më të aftë për të menduar në mënyrë kritike dhe me njohuri për disa tema bazë të Theologjisë Orthodhokse.