EmailFacebookKontakt

Kamp 5-ditor me fëmijët e qytetit të Gramshit

Prej shumë vitesh, në qytetin e Gramishit vazhdon vepra shpir- tërore. Një histori suksesi në këtë enori kanë qenë edhe kampet ve- rore, që ndiqen prej një numri të madh fëmijësh edhe gjithashtu prindërish të cilët shoqërojnë fë- mijët e tyre.

Këtë vit, nga datat 22-26 korrik, u zhvillua në ambientet e kishës kampi për fëmijë me temë qendro- re: “Kërkoni së pari Mbretërinë e Perëndisë” – “Çdonjëri prej nesh është i veçantë në sytë e Perëndi- së”. Temat që u trajtuan, ishin:

“Hyjlindësja – Nëna Mbretëreshë”; “Zoti Jisu Krisht – Shpëtimtari i gjithë botës”; “Zoti i do të gjithë fëmijët”; “Kisha – burim shenjtë- rimi”; “Metamorfoza e Shpëtim- tarit”; “Fjetja e Hyjlindëses”.

Kampi u zhvillua paradite edhe pasdite për shkak të kërkesës së prindërve edhe dëshirës së fëmi- jëve. Në këtë kamp morën pjesë 80 fëmijë të moshave të ndryshme.

Përveç temave shpirtërore, nuk munguan lojërat, aktivitetet sportive, punët e dorës, mësime gatimi etj.