Përmes jetës dhe veprës
së Konstandin Kristoforidhit (1927-1895)
– Kristoforidhi lindi, jetoi dhe vdiq si orthodhoks –
Konstandin Nelko u lind në Elbasan më 1827. Arsimin fillor e mbaroi në shkollën greqishte të lagjes “Kala” dhe në vitet 18471850 atë të mesëm në gjimnazin “Zosimea” në Janinë. Në kohën kur ende studionte në shkollën “Zosimea”, Konstandini u thirr si mësues ndihmës, dhe i mësoi shqipen nënkonsullit të Janinës, G. Hanit, dhe e ndihmoi për të har- tuar një fjalor shqip-gjermanisht.
Hani kishte dy libra për të më- suar shqipen. Njëri prej tyre ishte Dhiata e Re e Vangjel Meksit dhe Grigor Argjirokastritit, të cilën Kristoforidhi e përdori për t’i më- suar Hanit gjuhën shqipe. E njohu shumë mirë, aq sa, për veprën e tij, u mbështet në këtë përkthim. Kë- to dëshmojnë se njohja e Konsta- ndinit me Dhiatën e Re, njohuritë e tij filologjike dhe zelli i tij për të përkthyer Shkrimet e Shenjta në gjuhën shqipe i ka fillesat të paktën që nga mosha 20-vjeçare.
Gjithashtu, Konstandin Kristo- foridhi, në Maltë, më 15 mars 1860, në “Shënime mbi Shqipërinë. Gjuha dhe Përkthimi i Shkrimeve të Shenjta”, shkruan:
“Për të fituar përvojë në shkrimin e gjuhës sime amëtare, unë kam shpenzuar shumë vite të jetës, duke e studiuar teo- rikisht dhe nga ana gramati- kore, duke shqyrtuar prej- ardhjen e çdo fjale së bashku me z. Georg Hahn, tashti konsull austriak në Syra.
Z. Georg Hahn ka qënë i pari, që i kushtoi vëmendje gjuhës shqipe, duke qënë në atë kohë nënkonsull austriak në Janinë (sot konsull i përgjithshëm), ai shfrytëzoi rastin për ta studiuar dhe ka hartuar një fjalor shqip e gjermanisht në këto dy dia- lekte toskërisht e gegërisht, e gjithashtu ka bërë një grama- tikë shqipe të dy dialekteve, si dhe punime të tjera interesante
për këtë gjuhë, që u botuan në Vjenë më 1850. Në kohën që ai merrej me këtë punë, unë kam qënë ndihmësi i tij si mësues i gjuhës shqipe. Por përpjekjet e tij qenë të padobishme për vendin tim, pasi shkrimet e tij qenë gjermanisht e kështu edhe mundi im shkoi kot”.
Këtu nuk po flasim për tra- shëgiminë dhe terrenin fetar dhe kulturor të njohur të bashkësisë orthodhokse të popullit të Elba- sanit dhe të familjes së tij me tra- shëgimi orthodhokse, por po po- hojmë atë që shkruan Rexhep Qosja, i cili thotë se Hani me librin e tij për të mësuar shqipen, Dhiatën e Re në shqip dhe udhëtimet e bë- ra të dy së bashku për të mbledhur material filologjik për fjalorin e tij, i ndezi shkëndijën gjeniut Kristo- foridh për t’u marrë me përkthimin e këtij Libri të shenjtë për të gjithë jetën.
Arsyeja e ndërrimit
të mbiemrit të Konstandinit
nga Nelko në Kristoforidhi
Në vitin 1854, Konstandini dë- shiroi të ndërronte mbiemrin e tij nga Nelko në Kristoforidhi. Të gjithë autorët dhe studiuesit, kur i referohen ndërrimit dhe mbiemrit të ri Kristoforidhi, e lidhin këtë me
punën përkthyese biblike ose me mbarë veprën e tij filologjike, që nga momenti i vitit 1857, vit kur nisi të bashkëpunonte për përkthimin e Shkrimit të Shenjtë në gjuhën shqipe me Shoqërinë Biblike dhe deri në vitin 1895, vitin e vdekjes së tij.
Arsyeja e përhapur mes popullit të Elbasanit, për ndërrimin e mbi- emrit nga Kristoforidhi dhe njëko- hësisht të nocionit etimologjik dhe teologjik, është se mbiemri i ri Kristoforidhi, që fjalë për fjalë nga greqishtja do të thotë: ai që sjell Krishtin – Krishtbartës ose Krisht-
sjellës, se me mish e me shpirt ai i ishte përkushtuar përkthimit në shqip të Biblës.
Autori Tomor Osmani, pa iu referuar fare këtij ndërrimi të mbi- emrit, shkruan: “Një punë të ve- çantë K. Kristoforidhi ka kryer për zgjidhjen e problemit të alfa- betit të njësuar të gjuhës shqipe, që nis në vitet ‘50 të shekullit XIX, kur ai ende nuk ishte i lidhur me Shoqërinë Biblike të Lon- drës”. Ky pohim vërtetohet edhe nga një fakt i mëvonshëm i vitit 1860, një vit pasi Kristoforidhi nisi bashkëpunimin me Shoqërinë Biblike. Ai i dha dorën e fundit për- kthimit të tij që kishte ndërmarrë, për të cilin themi se natyrisht e ki- shte bërë para kësaj sipërmarrjeje me shoqërinë, sepse, ashtu siç dihet, përfaqësuesi i Shoqërisë Biblike, Isak Laudzi, i kërkoi Kristo- foridhit, mbi Ungjillin e dorëzuar për botim, që të ndërronte alfabetin latin që kishte përdorur, me atë grek, për arsye se shqiptarët, që të kup- tonin me germa latine, duhet t’i mësonin nga fillimi ato germa të huaja për ta, ndërsa germat greke i kishin mësuar në shkollat greke dhe i lexonin më mirë. Kristoforidhi pranoi këtë propozim dhe ashtu u bë. Meqë Laudzi i ndryshoi alfa- betin ose, përgjatë afateve, nuk i kishte caktuar Kristoforidhit se cili do të ishte alfabeti i përdorur për përkthim, atëherë ka gjasa që Kri- stoforidhi t’i ketë çuar përkthimin që kishte bërë para fillimit të ba- shkëpunimit me Shoqërinë Biblike Britanike, pasi i kaloi edhe një ko- rrektim të fundit.
Pra, që nga viti 1850, Kristofo- ridhi kishte mësuar dhe ndihmuar Hanin deri në vitin 1854 dhe një- kohësisht e deri në vitin 1854 pa- tjetër ishte marrë me përkthimin e Shkrimit të Shenjtë. Edhe pse asnjë libër i përkthyer nuk kishte parë
(vijon në faqen 10)
(vijon nga faqja 3) dritën e botimit, përsëri puna e tij kishte dhënë aq rezultat, sa Kon- standini vetë të kishte arsye të ndë- rrimit të mbiemrit të tij nga Nelko në Kristoforidhi.
Në vitin 1853, Konstandin Kri- stoforidhi bëhet mësues në shko- llën greqishte të Shën Prokopit të lagjes orthodhokse të Tiranës. Ndërsa ndërmjet viteve 1850-1857 studion për filologji në Athinë.
Punon në Smirnë (Izmir), më 1856-1857 dhe, më pas, për herë të parë, më 1857, kalon në Bebek afër Stambollit dhe fillon bashkë- punimin me Shoqërinë Biblike dhe, në korrik të të njëjtit vit, shkon në Maltë për kualifikim në filologji dhe teologji për të ndjekur Kolegjin Protestant nën mbikëqyrjen e për- faqësuesve të degës së Shoqërisë Biblike, duke pranuar njëkohësisht përkthimin e Dhiatës së Re në gju- hën shqipe. Studion për dy vjet dhe ndërpret studimet për të gjetur punë. Më 1860, largohet për në Tuniz, ku e gjejmë drejtor dhe krye- mësues të greqishtes në një shkollë greke, deri më vitin 1865. Në Tuniz martohet me Eleni Panajotin, një greke me origjinë nga Korfuzi, me të cilën patën 9 fëmijë. Pasi ko- munikon me përfaqësuesin e Shoqërisë Biblike, rinis bashkë- punimin me Shoqërinë Biblike, ku, i vendosur më 1866 në Stamboll, merret me botimin dhe korrektimin
e librave të Shkrimit të Shenjtë. Më 1867, bën përpjekjen me shqipta- rët e Stambollit për krijimin e alfa- betit të përbashkët të shqipes dhe një herë tjetër të dytë, por nuk u arrit rezultat; deri më 1872, boton për herë të dytë abetaren toskërisht.
ΔΙΑΤΑ E RE
B ZOTIT ΕΔΕ 5çLb6esit -TUN#
IESU-KUISTIT,
KçeyEM γκέι oiu:ti5TEsç victor
Sxtr
NDÇ 0UMÇ GEOÇNliTK
KOKSTXNruoT Kaisiorosmn·. klba&isasiv.
KONSTANTINOrOL.
&'(ew/ nd; Sto mid?, «Λι FiTd/sedlil/r-YcleLt,
rd; Afayatte; f; Hiilfif.
Ndç >