EmailFacebookKontakt

Po zhvillohen kampet me fëmijët dhe të rinjtë orthodhoksë

Me bekimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, dhe nën përkujdesjen e Zyrës së Fë- mijëve, Tiranë, më 13 korrik nisi kampi I për djem i Kishës, i cili vijoi për 10 ditë në mjediset e Ma- nastirit të Hirshëm të Shën Vlashit – Durrës. Ky kamp mblodhi djem të moshave 10-13 vjeç nga Krye- piskopata dhe Mitropolitë dhe

kishte si temë: “Kërkoni së pari Mbretërinë e Perëndisë”.

Në programin e Kampit, rol të veçantë luajnë shërbesat e shenjta, ku kampistët mësojnë si të adhurojnë, falënderojnë dhe t’i luten Perëndisë. Më 19 korrik, në kamp u krye Misteri i Pagë- zimit, ku 11 djem u bënë pjesëtarë të Kishës Orthodhokse.

Në datën 22 korrik, po aty nisi kampi II i djemve. Pjesëmarrës ishin 70 djem nga zona të ndry- shme të vendit. Karakteri i kam- pit mund të konsiderohet edhe si një ofrim social, ku përfshihen shumë aktivitete, lojëra të për- bashkëta, aktivitete artistike dhe lutje e diskutime të karakterit shoqëror.

Gjithashtu, edhe këtë vit, kam- pi i studentëve orthodhoksë “Bij të Dritës” u zhvillua përsëri në manastirin e Shën Theodhorëve, pra- në Dhërmiut.

* * *

Në datat 1-10 korrik u zhvi- llua në mjediset e Manastirit të Hirshëm të Shën Joan Vladimirit kampi i parë i vajzave, ai i adole- shenteve. Rreth 60 vajza nga Kryepiskopata dhe Mitropolitë e Kishës sonë morën pjesë në këtë aktivitet veror, i cili ka si qëllim rritjen shpirtërore dhe forcimin e miqësisë së krishterë. Programi ishte ndërtuar mbi bazën e Ungji- llit sipas Mattheut dhe të vërtetave hyjnore që na mëson ky Ungjill. Vajzat kaluan dhjetë ditë përjeti- mi të thellë të besimit orthodhoks me lutje, studim të Shkrimit të Shenjtë, fjalime nga folës të ndry- shëm, përkujdesje për njerëzit në nevojë, aktivitete krijuese dhe ar- gëtuese, këngë e lojëra etj.

Më 13-22 korrik, Manastiri mirëpriti kampin II, për vajzat e moshës 10-13 vjeç. Tema e kam- pit ishte “Kërkoni së pari Mbre- tërinë e Perëndisë” (Matth. 6:33). Programi ishte i mbushur me aktivitete shpirtërore, argëtuese dhe sportive.

Më 24 korrik – 2 gusht, në Manastir do të zhvillohet kampi III, ai për studente.