Nish
Kremtime madhështore nga Kishat Orthodhokse
për 1700-vjetorin e Ediktit të Milanos
– Mori pjesë edhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, e përfaqësuar nga Kryepiskopi Anastas –
Me një sërë kremtimesh të or- ganizuara nga Patriarkana e Serbi- së, kulmuan festimet për 1700-vje- torin e shpalljes së Ediktit të Milanos (313). Me këtë rast u organizu- an një sërë festimesh panagjirike panorthodhokse në Beograd, në Nish dhe në Podgoricë, në datat 57 tetor 2013.
Merrnin pjesë Patriarku Eku- menik, Tërëshenjtëria e Tij, Vartho- lomeu, Patriarku i Jerusalemit, Fort- lumturia e Tij z. Theofil, Patriarku i Moskës, Fortlumturia e Tij z. Kirill, Kryepiskopi i Qipros, Fortlumturia e Tij z. Krisostom, Kryepiskopi i Athinës, Fortlumturia e Tij z. Jero- nim, Kryepiskopi i Varshavës, Fort- lumturia e Tij z. Sava, Kryepiskopi i Tiranës, Fortlumturia e Tij, z. Anastas dhe një numër i madh hie- rarkësh, përfaqësues të Patriarka- nave dhe Kishave Autoqefale nga e gjithë bota orthodhokse, përfaqë- sues të lartë nga Selia e Shenjtë e Vatikanit, të Kishave të tjera të krishtera, nga Këshilli i Botëror dhe Evropian i Kishave, Kryemyftiu i Serbisë, nga trupat diplomatikë të Serbisë dhe Malit të Zi etj.
Delegacioni i Kishës Orthodho- kse Autoqefale të Shqipërisë përbë- hej nga Kryepiskopi i Tiranës, Du- rrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fort- lumturia e Tij, z. Anastas, Episkopi i Bylisit z. Asti dhe atë Anastas Bendo.
Në Beograd festimet filluan të shtunën më 5 tetor, me Dhoksolo- gjinë panagjirike në kishën kate- drale të Kryeengjëllit Mihail, me pjesëmarrjen e shumtë të besimta- rëve brenda e jashtë saj. Më pas programi vazhdoi me audiencën në Patriarkanë me Patriarkun e Serbi-
së, Fortlumturinë e Tij z. Irine, më pas me audiencën dhe drekën me Presidentin e Republikës së Ser- bisë, z. Tomislav Nikoliç.
Të nesërmen datë 6 tetor, ditën e diel, në kishën e re të Shën Kon- standinit dhe Elenës në Nish (në vendlindjen e perandorit Konsta- ndin), në praninë e mijëra besimta- rëve, klerikë e laikë, u krye solem- nisht Liturgjia Hyjnore me pjesë- marrjen e të gjithë hierarkëve. Merrnin pjesë të gjithë autoritetet shtetërore të Republikës së Serbi-
së. Në fund Patriarku i Serbisë u ndau të gjithë primatëve dhe për- faqësive të Kishave Orthodhokse medaljen “Perandori Konstandin”, medalja më e lartë e Kishës së Serbisë, akorduar nga Sinodi i Shenjtë i Kishës së Serbisë për kë- të jubile.
Të hënën në datën 7 tetor, në Podgoricë të Malit të Zi, në kishën e re të sapopërfunduar të Ngjalljes së Krishtit, u krye Shërbesa e Shenj- tërimit të saj bashkë me Liturgjinë Hyjnore, me pjesëmarrjen e mijëra besimtarëve. Merrnin pjesë të gji- thë autoritetet shtetërore të vendit. Më pas programi vazhdoi me audi- encën me Presidentin dhe Kryemi- nistrin e Republikës së Malit të Zi.
Është për t’u theksuar fakti se ishte hera e parë që u dëgjuan në shqip thirrjet liturgjike kryepriftë- rore në këto tri kisha katedrale, nga ana e Kryepiskopit Anastas.