EmailFacebookKontakt

Dhimitri, martir i madh

Dhimitri, martir i madh
26 tetor

Lindi në Selanik, në një familje besimtarësh aristokratë, rreth vitit
280. Pavarësisht se ishte zyrtar shumë i lartë, i ngarkuar me administrimin
e Greqisë dhe tepër i ri, ruante virgjërinë e plotë, prandaj u nderua që
shpejt si shembull i murgjve. Pastërtia e frymës dhe e trupit e bëri njohës
të mistereve dhe mësonjës të theologjisë.
Drejtonte kryesisht një rreth të rinjsh, midis të cilëve ishte dhe bashkë-
qytetari i tij, Nestori (27 tetor), me moshë shumë të re, adoleshent. U
arrestua ndërsa jepte mësim në një bodrum.
Në lojërat për nder të perandorit Maksimian (286-305), i cili ishte
vetë i pranishëm, mori pjesë gjiganti i guximshëm Lieu i pamposhtur,
mburrja e mbretit. Nestori vendos që ta përulë krenarinë e të dy
idhujtarëve të shquar. Ndaj, arrin të hyjë në burg dhe kërkon uratën dhe
ndërmjetimet e shenjtit, i cili bën mbi të shenjën e kryqit dhe i parathotë
fitoren dhe martirizimin.
Më kot e këshillon në stadium Maksimiani që t’i vijë keq për rininë
e tij. Sulet duke thirrur: “Perëndi e Dhimitrit më ndihmo” dhe e ngul
shpatën thellë në zemrën e barbarit.
Ngjarja e pabesueshme u konsiderua si fitore e Krishterimit kundër
idhujtarisë dhe monarku i egërsuar urdhëroi dhe
e vranë Dhimitrin duke e shpuar atë me shtiza,
më pas dhe Nestorin, i prenë kokën.
Të krishterët e varrosën mbrojtësin e Sela-
nikut të respektuar nga populli në vendin e
martirizimit, atje ku sot ndodhet kisha e lashtë
dhe e shkëlqyer e tij. Varri nxirrte miro dhe ashtu
si gjaku dhe unaza e tij bënin mrekullira të
shumta.
Sot festohet dhe transferimi në Konsta-
ndinopojë (1149) i ikonës – mbulesë e varrit.
Mirovliti (= miroburonjësi) mbrojti qytetin e
tij nga invazione të ndryshme gjatë kohërave,
dhe çlirimi përfundimtar i tij prej turqve u arrit
ditën e kujtimit të tij (26. 10. 1912).
Të paktën që nga shekulli i 12-të, në tetor ngri-
hej një qytet shtesë, ku kryheshin “Dhimitriat”:
panair tregtar, ekspozitë e prodhimeve vendase
dhe të huajve dhe takime të dijetarëve dhe
artistëve – pararendëse të aktiviteteve të sotme
të “Ekspozitës ndërkombëtare të Selanikut”.
Emri Dhimitër rrjedh nga Dhimitra,
greqisht=mëmëdhe.