EmailFacebookKontakt

Egjipt – Të krishterët në shënjestrën e ekstremistëve

Egjipt

Të krishterët në shënjestrën e
ekstremistëve

Pas rrëzimit të presidentit Morsi nga protestat popullore dhe ndërhyrja e ushtrisë, në Egjipt janë shtuar edhe më shumë sulmet ndaj të krishterëve. Kështu, vetëm në fshatin El Arish të Sinait, 100 familje të krishtera u larguan pas ultimatumit dhe kërcënimeve me vdekje të ekstremistëve islamikë. Në 6 korrik ata kishin vrarë një prift kopt para kishës së tij dhe më 11 korrik i kishin prerë kokën një tregtari të njohur të krishterë. Kishat e krishtera kanë qenë të detyruara të kufizojnë shërbesat, ndërsa në zona të tëra nuk kamë asnjë të krishterë, nga komunitete që ndodheshin atje prej afro 2 mijë vjetësh.

Koptët dhe të krishterët e tjerë akuzohen se mbështetën rënien e presidentit fundamentalist Morsi dhe për këtë janë bërë pre e sulmeve të shumta. Më 12 korrik, fshati i krishterë i Dabaaya-s u sulmua nga ekstremistët islamikë, që dogjën 23 shtëpi dhe vranë 4 të krishterë, fajtorë se kishin mbledhur firma kundër Morsit. Më 9 korrik, kisha e Mar Mina, në port Said, u bë shoshë me plumba, ndërsa në Minya shtëpitë e dyqanet e të krishterëve u shënuan me kryqe, siç bënin nazistët me hebrenjtë.