KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË
AKADEMIA TEOLOGJIKE “NGJALLJA E KRISHTIT”
Shën Vlash – Durrës
Njoftim
Në datat 16 – 17 shtator 2012, zhvillohet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, në Shën Vlash. Kemi besim që Ministria e Arsimit do të miratojë kërkesën tonë dhe viti i ri akademik do të nisë si pjesë e Universitetit “Logos”. Pyetjet e konkursit janë rreth Dhiatës së Re dhe katër vëllimeve Besimi Orthodhoks.
Kandidatët duhet:
Të jenë të pagëzuar në Kishën Orthodhokse të paktën një vit më parë.
Të jenë pjesëmarrës aktivë në kishën e zo- nës së tyre.
Të kenë mbaruar shkollën e mesme katër- vjeçare.
Të kenë një rekomandim nga Mitropoliti i Dioqezës.
T’i nënshtrohen konkursit për pranim.
Kandidatët duhet të paraqiten për konkurs në orën 10:00, të datës 16 shtator, ndërsa një javë para konkurrimit duhet të kenë dorëzuar në sekreta- rinë e Akademisë dokumentet përkatëse:
Rekomandimi i Mitropolitit,
Kërkesa me shkrim e kandidatit,
Dëftesa e pjekurisë,
Certifikata personale,
Certifikata e pagëzimit,
Vërtetimi mjeko – ligjor,
Vërtetimi i prokurorisë së rrethit.
Për hollësi të mëtejshme, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin e telefonit:
Sporteli: 0574 222 55
ose Sekretaria: 0574 223 97.
ose në adresën e e-mailit
teolorthalb@yahoo.com