Kisha e Shën Prokopit në kodrat e Parkut kishte më 8 korrik panair në përkujtim të Shën Prokopit, mbrojtësit të Tiranës. Me këtë rast u mblodhën klerikë e besimtarë të shumtë, për të kremtuar së bashku Martirin e madh.
Në orën 19:00 të ditës së dielë, më 7 korrik, filloi shërbesa e Mbrë- mësores së Madhe të Shenjtit. Ajo u kryesua nga Episkopi i Bylisit, Hirësi Asti. Predikimin e rastit e mbajti Atë Justini. Ai u përqendrua tek jeta e këtij martiri të shquar të Kishës sonë.
Më pas, gjatë gjithë natës, dyert e kishës qëndruan të hapura dhe besimtarët u lutën së bashku. Shër- besa e Agripnisë u drejtua nga Epi- skopi i Amantias, Hirësi Nathanaili. Në orët e para të mëngjesit të së hënës, 8 korrik, në kishë u kryen shër- besat e Mëngjesores, Liturgjia Hyj- nore dhe litania rreth kishës, të cilat
u kryesuan nga Episkopi i Krujës, Hirësi Andoni.
Në fund të Liturgjisë Hyjnore, predikimin përpara besimtarëve e bëri Atë Kozma Sovjani, i cili pasi tregoi shkurtimisht jetën e shenjtit, tha se të gjithë duhet të ruajmë të pastër jetën tonë më Krishtin. Si
Shën Prokopi, të gjithë shenjtorët e tjerë të Kishës së Shenjtë Ortho- dhokse u veshën më Krishtin e tani janë në më të lartat, me Zotin Krisht. Atë Kozmai ndër të tjera tha: “Krishti u dha pushtet nxënësve të Tij që të shkelin mbi fuqinë e armi- kut. Armiku i njerëzve e armiku i
Perëndisë është vetëm një, Djalli. Ai na lufton dhe përpiqet të na hedhë në mëkat, që të humbasim rrugën tonë dhe shpirtin tonë. Krishti na jep fuqi dhe si Perëndi që është zotëron çdo gjë në botë, çdo element të natyrës, çdo qenie, çdo gjallesë, çdo krijesë; të gjitha marrin jetë prej Tij. U jep kurajë edhe besim nxënësve të tij edhe Kishës që të shkelin mbi fuqinë e armikut. Kjo është fuqia jonë”.
Pasi bëri përlëshimin e Liturgjisë Hyjnore, Hirësi Andoni i ftoi më pas të gjithë besimtarët e pranishëm në litaninë përreth Kishës së Shën Prokopit, ku kleri dhe besimtarët të prirë nga ikona e shenjtit psalën troparet që tregojnë për këtë shenj- tor, martir të Kishës sonë Ortho- dhokse dhe njëherësh mbrojtës të kryeqytetit.
Luljeta Pjetri