Në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, më 24 qershor 2013, u
kremtua një festë dyfishtë, e gëzueshme dhe e veçantë, për të gjithë
besimtarët orthodhoksë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, pasi në
këtë ditë mbushet një vit, nga funksionimi liturgjikal i Katedrales
së shenjtë “Ngjallja e Krishtit”. Po më 24 qershor, por të vitit 1992,
Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike zgjodhi unanimisht si
Kryepiskop të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Mitropolitin
e Andrusës, Anastasin, pas kërkesës se besimtarëve orthodhoksë
të Shqipërisë, meqenëse Kisha jonë, e shkatërruar tërësisht, nuk
kishte asnjë episkop për ta drejtuar, sepse të gjithë ishin larguar
nga kjo jetë. Hapësira midis këtyre dy ngjarjeve është e mbushur
me ngjarje historike, kontribut dhe shërbim të Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë, duke vazhduar lidhjen e ngushtë shekullo-
re e tradicionale me historinë dhe jetën e shoqërisë shqiptare.
R
egjimi komunist, pavarësisht se shkatërroi nga themelet kishat dhe xhamitë, nuk mundi të çrrënjosë nga mendja dhe zemra e qyteta- rëve, besimin dhe dashurinë tek Zoti, pavarësisht se kujt feje ata i përkasin. Bashkë me përmbysjen e regjimit komunist, mori fund dhe periudha e persekutimeve ndaj be- simeve fetare. Periudha, qysh nga ardhja e demokracisë e këtej, flet
më së miri se feja, e kujtdo besimi qoftë, nuk mund të çrrënjoset nga regjimet diktatoriale. Edhe regjimi pavarësisht nga shkatërrimet që i bëri vlerave kulturore e fetare, nga viti ’90 e këtej, u detyrua të pra- nonte shkatërrimin e vlerave fetare, që i bëri para 23 viteve. Gjatë kë- tyre njëzet e ca viteve janë ndër- tuar dhjetëra e qindra objekte kulti, ku besimtarët luten duke adhuruar
Perëndinë. Qysh nga viti 1992 e këtej janë ndërtuar nga themelet 150 kisha të reja, të mëdha dhe të vogla, në të cilat janë ndërthurur stilet tradicionale të ndërtimit të kishave me prirjet dhe stilet moder- ne, janë restauruar 60 kisha dhe manastire, monumente kulture dhe janë rikonstruktuar 160 kisha të tjera, të cilat në kohën e komunizmit kishin ndryshuar destinacion. Është kjo një vepër e madhe që i takon lavdërimi Perëndisë, por dhe falë- nderimi Kryepiskopit Anastas, i cili që në momentin e parë që erdhi në Shqipëri vizitën e parë bashkë me besimtarët e bëri në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë, e cila deri atëherë kishte funksionuar si pa- lestër dhe u ristrukturua me mbë- shtetjen financiare të tij. Kjo vizitë e Kryepiskopit në këtë kishë ba- shkë me besimtarët, të cilët mbanin në dorë qirinj të ndezur dhe psalnin “Krishti u Ngjall” shpreh rëndësinë qendrore që ka tempulli, episkopi dhe populli besimtar në jetën e Kishës. Kryepiskopi me ndërtimin, restaurimin dhe rikonstruksionin e tempujve, me vizionin dhe frymën që transmetoi këto vite në funksio- nimin e tempujve, e konsolidoi dhe i shtoi vlera të tjera Kishës Ortho- dhokse në Shqipëri. Kjo bëhet e prekshme dhe nga fakti që ndërti- mi, restaurimi dhe ristrukturimi i tempujve orthodhoks u ndërthur me ndërtimin e objekteve të tjerë si 17 kopshte, 7 shkolla, 5 qendra diagnostike, qendra rinore etj. Të gjitha këto objekte të ndërtuara për shërbime të ndryshme të Kishës i bëjnë tempujt të transmetojnë dhe të shfaqin në shoqëri dimensionin teologjik, shoqëror, ekonomik dhe kulturor.
Tempulli për Kishën Orthodho- kse nuk është një objekt i thjesht si çdo objekt tjetër që gjendet në botë. Tempujt nga ana teologjike japin mundësinë për adhurimin e Perë- ndisë dhe lëçitjen e fjalës së Tij, kthimin e marrëdhënies së njeriut me Perëndinë, pendimin dhe kërki- min e mëshirës dhe shpëtimit në Pe- rëndi. Ushtrimi i këtyre dy misione-
ve brenda në tempull për besimin e krishterë orthodhoks merr dimen- sione të veçantë, sepse tempulli identifikohet me trupin e besim- tarëve dhe ku Krishti është kreu i këtij tempulli. Kështu që tempulli i Perëndisë bëhet prezent dhe sho- qërues në jetën e përditshme të be- simtarit dhe shprehje e lirisë së besi- mit të tij duke u identifikuar me termin kishë, pasi atje ku ndodhet një tempull atje gjendet e gjithë kisha. Pra ndërtimi i tyre është një gjallë- rim i Kishës në Shqipëri, gjallërim i lirisë së besimit dhe adhurimit të Perëndisë, gjallërim i marrëdhënie- ve shoqërore të besimtarëve midis tyre dhe me gjithë njerëzit e tjerë. Nga forcimi i këtyre marrëdhënieve në tempull u formuan besimtarë që kanë marrë përsipër misionin të shërbejnë si klerikë në altarin e Pe- rëndisë. Sot shërbejnë 146 klerikë, shtetas shqiptar, të cilët përhapin fjalën e Perëndisë dhe ofrojnë ndih- më shoqërore në njerëzit që janë në nevojë.
Nga sa thamë më sipër, bëhet e qartë se tempulli është i ndërlidhur me komunitetin, pasi është ekzis- tenca e një komuniteti që kërkon dhe ndërtimin e një tempulli. Ai është shprehje e ekzistencës së ko- munitetit dhe ndërtimi i tij lidhet me iniciativën dhe kontributin e besim- tarëve. Kjo nënkuptonte që duhet të ekzistonte komuniteti i formuar dhe mundësia ekonomike. Historia e ndërtimit e mbi 600 tempuj që u shkatërruan ose ndryshuan destina- cionin në kohën e komunizmit është tregues i qartë i këtij fakti. Por, fillimet e proceseve demokratike dhe lirisë së shprehjes së besimit nuk e kishin të mundur kristalizimin e një komuniteti dhe aq më tepër një mundësi ekonomike, kështu që për të tejkaluar këtë vështirësi dhe të nxitej formimi i komuniteteve të krishterë rreth një tempulli rolin qe- ndror e luajti Kryepiskopi Anatsas, i cili me iniciativën, përpjekjet dhe mundin e tij siguroi financimin për gjithë këto ndërtime.
…Dimensioni shoqëror i tempu- llit bëhet më i prekshëm kur kisha
bëhet pikë referimi ndryshe nga sa ishte në kohët e mëparshme… Kë- shtu, tempujt kanë ambiente për fëmijët, ku funksionojnë kopshtet, grupet e katekizmit, kampet ditore që organizohen në periudha të caktuara dhe u afrohet fëmijëve mundësia për të krijuar një shoqëri me Perëndinë dhe me njëri-tjetrin. Qendrat rinore janë një aspekt tjetër i mundësisë që ofrojnë ambi- entet e tempullit. Të rinjtë në këto qendra ushtrojnë dhuntitë që u ka dhuruar Perëndia, duke marrë shpesh nisma për të ofruar ndih- mën në njerëzit që janë në nevojë.
Ndihma për refugjatët kosovar që erdhën në kohën e luftës në vitin 1999 dhe gjetën mbështetjen e të rinjve të kishës, si dhe vizitat dhe ndihmat në institucione të ndry- shme për njerëzit që gjenden në nevojë, janë aktivitete të zakon- shme të të rinjve që janë pjesë e tempujve orthodhoksë. Organizimi i programeve edukuese dhe argëtu- ese nga ana e të rinjve, ekzistenca e librarive modeste në tempujt janë vepra që ndikojnë dhe i fuqizojnë në procesin e shoqërizimit të tyre. Madje jashtë optikës së të rinjve nuk mbeten dhe takimet me perso- nat që i përkasin besimeve të tjera ose që nuk besojnë dhe kjo mbë- shtetet në perceptimin e respekti- mit të veçorisë së personit, e cila e ka shoqëruar besimin e krishterë në historinë e tij. Të rinjtë gjejnë në iniciativën e tyre mbështetjen e moshës së rritur ose bëhen ata pje- së e nismave të të rriturve. Ndihma për ushqimin e të varfërve me vak- te ushqimi, vizita në burgje që me-
rren përsipër nga organizatat e të rriturve gjejnë gjithmonë përkrah- jen e të rinjve. Në këtë mënyrë në tempull forcohet shoqëria e besim- tarëve me persona të ndryshëm të shoqërisë ashtu si dhe forcimi i ma- rrëdhënieve midis personave që i përkasin brezave të ndryshëm.
Në përjetimin e frymës së da- shurisë që përcjell tempulli i Perë- ndisë besimtarët me prejardhje të ndryshme jo vetëm bashkëjetojnë, por formojnë një komunitet dashu- rie, të cilin e shprehin në çdo marrë- dhënie që ndërtojnë në jetën e për- ditshme. Kjo është një veçori dhe vlerë që në kishën orthodhokse ek- ziston prej brezash dhe e cila zhvi- llohet gjithmonë e më tepër dhe duke i rezistuar presioneve nga pjesë të caktuar të shoqërisë, pavarësisht se muret e tempujve janë të rinj ose të rigjallëruar rishtas. Në gjithë këtë vepër shoqërore që zhvillohet brenda Kishës Orthodhokse përje- tohet dhe përcillet mesazhi se ma-
rrëdhëniet e vërteta nuk mund t’i ngjajmë formës të masivizimit që u shfaq në kohën e komunizmit dhe formës individualiste që mbizotëron në shoqërinë e sotme.
Rindërtimi dhe restaurimi i tem- pujve afroi mundësinë që të rimerr- nin jetë tempujt e vjetër orthodho- ksë të vjetër, të cilët ishin kthyer në muze apo kishin ndërruar desti- nacionin, dhe kjo bazohet mbi kon- ceptin teologjik të Kryepiskopit që “tempujt nuk janë mbetje të qyte- tërimit të së kaluarës, por mushkë- ritë gjallëruese të qytetërimit të sotëm dhe mitra e lindjes së qytetë- rimit të ardhshëm” (Anastasi, Kryepiskop i Tiranës dhe i Gjithë Shqipërisë, “Fjala e Fronëzimit” Ngjallja, botimi zyrtar i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqi- përisë, 1(1992),fq.7). Ky veprim i Kishës është i rëndësishëm pasi hiri i Perëndisë nuk mund të mbyllet në kornizat e një muzeu as nuk mund të ndryshojë destination….
Këto dimensione të tempullit e bëjnë atë të mos kufizohet në kufijtë dhe të hapësirës. Ndikimi i këtij perceptimi të rëndësishëm na ka shfaqur sot një fenomen ku ki- sha Orthodhokse të mos kufizohet, por të shtrihet në hapësirë dhe në kohë. Në këto vite kemi dhe një element të rëndësishëm dhe të prekshëm kur tempulli është ndër- tuar në një truall ku më parë nuk ka ekzistuar tempull orthodhoks dhe ku vendi jo vetëm shenjtërohet, por bëhet dhe vend ku ofrohet shenjtërimi i Perëndisë. Gjithashtu, kemi dhe një gjallërim të traditës ku janë ndërtuar dhe rindërtuar tempuj për shenjtorë që ofruan për shoqërinë tonë, Kishat “Apostull Pavli dhe shën Asti” në Durrës, “Shën Donati” në Xarë të Sarandës, “Shën Joan Vladimiri” në Elbasan, “Shën Kozmai” në Kolkondas, apo rindërtimi i kishave për shenjtorë që ofruan dhe që krijuan një lidhje të veçantë me besimtarët ortho- dhoks në Shqipëri, si shën Vlashi në Durrës etj. Apo siç është e duk- shme ripërtëritja e traditës ortho- dhokse duke ndërtuar kisha për nder të ngjarjeve të mëdha zotë- rore si “Lindja e Krishtit” dhe “Ngjallja e Krishtit”. Brenda kisha- ve dhe historisë së besimit, e cila vjen nëpërmjet shenjtorëve dhe ngjarjeve të ndryshme, besimtari dhe shoqëria gjejnë piketa referue- se për udhëtimin e shoqërisë, pasi janë ato piketa që janë bërë frymë- zuese për ndërtimin e shoqërive demokratike. …
(vijon në faqen 8)
Rigjallërimi i tempujve orthodhoksë
(vijon nga faqja 6-7)
Ndërtimi në thelb është zhvillim dhe progres. Kur ndërtohet një te- mpull ky proces ndërthur dy mome- nte të rëndësishme atë ekonomik dhe shpirtëror. Kështu vepra ndër- tuese e Kishës Orthodhokse sa është një vepër shpirtërore është dhe një vepër ekonomike, pasi inve- stimi ofroi të mira monetare për mijëra punonjës, taksa për të ndih- muar zhvillimin e ekonomik të vendit dhe një mundësi të madhe për zhvillimin e turizmit, që përkthe- hen në përfitim ekonomik për sho- qërinë shqiptare. Madje në prizmin ekonomik ka dhe një dimension tjetër që është i rëndësishëm.
Ndërtimi, restaurimi dhe riparimi i kishave, manastireve dhe objekteve të tjerë në këto vite u bë i mundur me iniciativën dhe përpjekjet e Kryepiskopit Anastas, që siguroi burimet monetare nga dhurues të ndryshëm nga të katër anët e botës. Këto iniciativa dhe përpjekje të Kryepiskopit krijuan shembullin për krijimin e traditës së dhurimit dhe ofrimit tek të tjerët. Madje ky perceptim nuk u kufizua vetëm në ndërtimin e tempujve, por dhe në ofrimin për plotësimin e nevojave të përditshme.
Pra, tempulli dhe komuniteti janë dy elementë që përmbushin njëri- -tjetrin. Zgjedhja e Kryepiskopit
është hapi i rëndësishëm për të formuar komunitetin e besimtarëve orthodhoks, pasi formimi i një ko- muniteti kërkon ekzistencën e një episkopi. Ky proces i dha mundësi ndërtimit, restaurimit dhe riparimit të shumë tempujve, ku katedralja “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë është pika kulmore. Në këtë marrëdhënie komunitet-tempull zhvillohet dhe jetësohet dimensioni teologjik, social, kulturor dhe ekonomik. Ashtu siç mund të dalin në pah se qenia njerëzore është e pandashme nga ky proces dhe mund të marrin misione të rëndësishme të veçanta dhe të rëndësishme, ku shembulli konkret është ai i Kryepiskopit
Anastas, i cili në gjithë këto vite nxiti dhe fuqizoi procesin e ndër- thurjes së tempullit me njeriun, me komunitetin. Kështu duke prekur vetëm elementin e ndërtimit, ri- ndërtimit dhe restaurimit të tem- pujve të saj, dhe formimin e komu- niteteve të krishtera orthodhokse (sot funksionojnë 460 enori), Kisha i ofron shoqërisë shqiptare një mundësi për zhvillim, progres e emancipim.
Thoma Çomëni
Pedagog i Akademisë Teologjike
“Ngjallja e Krishtit”Shën Vlash, Durrës
Botuar te gazeta “Shqip ”,
27 qershor 2013, fq.18-19.
(shkrimin e plotë e gjeni në
www. orthodoxalbania. org)