EmailFacebookKontakt

Aftësim profesional për ofrimin e shërbimit cilësor shëndetësor

Gjatë muajit korrik 2013, per- soneli shëndetësor i komunës Shu- shicë në Elbasan mori pjesë në traj- nimin me temë “Parandalimi i kan- cerit të qafës së mitrës”, i organi- zuar nga Diakonia Agapes (zyra sociale, zhvilluese dhe e emergjen- cës e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë), në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave”. Me mbështetjen financiare të Bread for the World – Gjermani, bashkë- punimin e komunës Shushicë dhe i akredituar nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim, aktiviteti i shtrirë në tri ditë, aftësoi 16 anëtarë të personelit shëndetësor mbi shka- qet, diagnostikimin e veçanërisht mbi rëndësinë e ndërgjegjësimit të ko-

munitetit për kontrollin e rregullt te mjeku dhe kryerjen e pap-testit.

Gjatë sesioneve të ndryshme, pjesëmarrësit të ndarë në grupe diskutuan për përvojën e tyre me komunitetin, veçanërisht gratë, mungesat që ato kanë dhe vështirë- sitë që hasin për të kryer ekzamini-

met e domosdoshme për parandali- min e sëmundjes. Gjithashtu ata për- mendën disa nga pengesat për ofrimin e shërbimit shëndetësor cilësor dhe dinjitoz për rreth 10,000 banorë të komunës së tyre, si për shembull, mungesat e theksuara të infrastruk- turës mjekësore dhe mundësitë e

pakta të përditësimit të njohurive të tyre. Në të njëjtën kohë, vlerësuan mbështetjen e mundësuar nga projekti për përmirësimin e kësaj infrastrukture dhe trajnimet në të cilat ata kanë marrë pjesë që prej fillimit të projektit, në vitin 2012.

Ashtu siç pohojnë edhe drejtue- sit e këtij personeli, aftësimi përmes trajnimeve u mundëson atyre të ofrojnë shërbim cilësor dhe të për- mirësojnë treguesit e shëndetit lidhur me depistimet për kancerin e qafës së mitrës apo të gjirit, të cilat janë një problem i mprehtë shënde- tësorjo vetëm për 2000 gratë e moshes mbi 35 vjeç, por për gjithë ba- norët e komunës.

Olta Ndroqi