Kafshët
nuk gjykojnë,
nuk janë egoiste
dhe i duan ata
që i ushqejnë…
Nga ava Amonai
Ekzistojnë katër të
këqija dhe nëse njeriu ka
njërën prej tyre, nuk mu-
ndet dot as të pendohet
dhe as lutja e tij nuk
mund të dëgjohet nga
Perëndia.
E keqja e parë është
egoizmi.
Egoisti mendon se jeton
mirë, se sjellja e tij i pël-
qen Perëndisë dhe nje-
rëzve, se shumë vetë për-
fitojnë nga shoqërimi me
atë dhe se duke u larguar
në vetmi u çlirua nga shu-
më mëkate. Perëndia nuk
banon tek njeriu që me
ndon në këtë mënyrë.
Murgu (i krishteri) duhet
ta shikojë veten e tij se
qëndron më poshtë kaf-
shëve pa arsye dhe të be-
sojë se veprat e tij nuk e
kënaqin Perëndinë…
Dhe nëse një shpirt nuk
beson me të vërtetë, se ai
është me i papastër se sa
kafshët dhe zogjtë dhe
qentë, Perëndia nuk e
dëgjon lutjen e tij. Dhe
kjo, sepse kafshët, zogjtë
dhe qentë, nuk mëkatuan
kurrë karshi Perëndisë
dhe nuk do të gjykohen
në Gjykimin e fundit…
Pra është shumë e qartë
se njeriu mëkatar është
më i mjerë se sa kafshët.
I intereson, njësoj si kaf-
shëve që të mos ngjallet
dhe as të gjykohet në këtë
Gjykim. Kafshët nuk gjy-
kojnë të tjerët, nuk kre-
nohen dhe as janë egois-
të. Për më tepër i duan ata
që i ushqejnë.
Por njeriu nuk e do siç
duhet Perëndinë, që e
krijoi dhe e ushqen…