EmailFacebookKontakt

Tiranë – Tingëllimi i kambanave, një e veçantë e re në Kombinat

Tiranë
Tingëllimi i kambanave,
një e veçantë e re në Kombinat

Të dielën, më 30 qershor, në la- gjen Kombinat – Tiranë, ranë ka- mbanat e Kishës së re Orthodhokse, për të njoftuar ditën e Gjithëshenj- torëve, emër të cilin e mban kjo ki- shë. Kisha ndodhet pranë Komplek- sit të Punishteve të Kishës Ortho- dhokse “Nazaret”. Aty u zhvillua Liturgjia Hyjnore, që ngjalli mbresa të veçanta.

Besimtarët e ardhur morën pje- së në shërbesën e kryer nga atë Emanuel Lusha, i ndihmuar nga

psalt Aleksandër Dimroçi. Me gjithë që kisha ka afro një vit që funksionon, pothuaj çdo të diel, të shumtë janë besimtarët që e shohin për herë të parë. Hapja e murit rre- thues dhe vendosja e kangjellave e kanë bërë atë më të dukshme dhe çdokush që kalon aty, tani mund të admirojë jo vetë kishën e bukur, por të gjithë kompleksin.

Është një kishë e kompletuar më së miri, e cila të tërheq që në vështrimin e parë së jashtmi aq më

tepër dhe kur hyn brenda. E admi- rojnë atë, vlerësojnë veprat e artit kishtar të vendosura në të, si: iko- nostasin prej druri të gdhendur, ikonat e pikturuara, kandilat artisti- kë etj., të gjitha të kompozuara e të prodhuara në Kompleksin e Pu- nishteve të Kishës “Nazaret”, nga duart e specialistëve përkatës.

Kishat orthodhokse në Tiranë po shtohen dhe natyrisht për këtë falë- nderojnë Kryepiskopin Anastas. Ndërtimi i një kishe të re në këtë lagje lehtëson marrjen pjesë në Liturgjinë Hyjnore dhe në gjitha

shërbesat e tjera, duke e sjellë ki- shën më afër shtëpive të besim- tarëve.

Në të do mund të kryhen pagë- zime, kurorëzime, por edhe cere- moni mortore dhe përshpirtje. Këto të fundit, kryhen lehtësisht pa shqe- tësimin e trafikut të rënduar, sepse kisha e re është në dalje të qytetit, afër varrezave të Sharrës. Së shpejti, për këto shërbesa do të ofrohet mundësia për të përdorur mjedisin e veçantë ngjitur me kishën.

K.B.