Si çdo vit, kampingjet orthodhokse për djem e vajza kanë zhvilluar
rregullisht aktivitetin e tyre. Ato zhvillohen me bekimin dhe fondet e
siguruara nga Kryepiskopi Anastas dhe tashmë janë kthyer në një traditë
shumëvjeçare. Kampingu për djem ndodhet në natyrën e mrekullueshme
të Manastirit Fjetja e Hyjlindëses, në ishullin perlë të Zvërnecit, Vlorë
dhe i vajzave në mjediset plot gjelbërim të manastirit të Shën Joan
Vladimirit, pranë Elbasanit, një vend sa i bukur aq edhe shpirtëror dhe i
mbushur me histori mijëvjeçare.
Të dy kampet zhvillohen me nga tri turne, sipas grupmoshave dhe
me tematika të pasura shpirtërore, shërbesa, pagëzime, por edhe lojëra,
ekskursione, plazh etj., qëpërbëjnë një miks që tërheq çdo vit me qindra
të rinj dhe të reja, ku kërkesat janë më të mëdha se mundësitë.
Kampingje të tjera ditore ose me kohë të caktuar zhvillohen edhe
pranë dioqezave, si dhe zhvillohen rregullisht kampingjet me fëmijët
kosovarë.
Korresp. i “Ngjallja”