EmailFacebookKontakt

Veprimtari të rinisë orthodhokse “Bij të Dritës”

– Në to ishin të ftuar edhe një grup me studentë teologjie nga SHBA –

Çdo vit është bërë traditë që të vijnë në vendin tonë një grup prej 15 studentësh orthodhoksë nga SHBA, të cilët studiojnë në shkolla të ndryshme teologjike, të shoqëruar nga atë Luka Veronis, i cili ka shërbyer për 10 vjet në Shqipëri dhe tashmë është pedagog teologjie atje dhe pedagogë të tjerë. Ata vijnë për të parë nga afër progresin e Kishës Orthodhokse Autoqefale te Shqipërisë nën drejtimin e Kryepiskopit Anastas. Kjo bëhet në kuadër të lëndës së Hierapo- stullimit, që ata kanë në fakul- tetet e tyre.

Grupi bëri vizita nëpër mitro- politë e ndryshme dhe në shko- llat tona teologjike, duke u foku- suar sidomos në takimet me të rinjtë orthodhoksë.

K

ështu, më 30 maj ata ishin në . Berat, për një konferencë të organizuar nga Mitropolia e Hir- shme, me bekimin e Imzot Ignatit. Në katedralen e Shën Dhimitrit u mbajtën referate për klerikët dhe priftëreshat e dioqezës. Më pas veprimtaria u zhvendos në kishën e Shën Spiridhonit, Goricë, për të bërë referate e biseda me të rinj dhe studentë të kësaj Mitropolie. Pjesë e programit ishte edhe një shfaqje nga kori i shkollës së muzi- H| NGJALLJA

kës bizantine, si pjesë e turit të pro- movimit dhe afrimit të kandidatëve të rinj në këtë shkollë. Pas vizitës në kalanë e qytetit të Beratit, i gji- thë aktiviteti u mbyll me drekën e përbashkët, mes përshëndetjesh, këngësh dhe psalmesh.

N

dërsa në Tiranë, më 2 qershor, të rinjtë nga SHBA ishin të ftuar në takimin njëditor me të rinjtë e Kryepiskopatës. Në të morën pjesë rreth 200 vetë, anëtarë aktivë të grupeve rinore mbi 16 vjeç, të ardhur nga Tirana, Shkodra, Du- rrësi, Kavaja, Elbasani, si dhe rre- thinat e tyre dhe studentë të Aka- demisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”.

Programi filloi me Liturgjinë Hyjnore dhe më pas në mjediset e Katedrales së re “Ngjallja e Krishtit” u bë prezantimi i parë. Më pas të rinjtë u nisën për në Qendrën Shpir- tërore “Thavor”, ku ndodhet edhe Shkolla e Muzikës Bizantine.

Në fillim u mbajt një referat nga 2 studentë amerikanë, me temë: “Dashuria e Perëndisë dhe marrë- dhënia jonë me Zotin dhe njëri-tje- trin”. Më pas u bë ndarja e të rinjve në 6 grupe, ku u njohën më tepër nga afër me njëri-tjetrin dhe disku- tuan së bashku, duke treguar për- vojën e tyre në vendet ku ata bano- jnë. Ata u njohën edhe me mjediset dhe programin e shkollës së mu- zikës bizantine. Në takim mori pje-

së edhe Episkopi i Bylisit, Hirësi Asti dhe At Alkiviadhi Kalivas, pedagog teologjie nga SHBA.

At Kaliviadhisi në përshënde- tjen e tij do të theksonte se “Ortho- dhoksia nuk është thjeshtë një fe, por mënyrë të jetuari. Të jemi një popull dashurie; marrëdhëniet mund të ndërtohen vetëm atëherë kur ka dashuri të vërtetë, si dhe vërtetësi. Mendoni për jetën tuaj, bëni gjëra të mëdha dhe të mira, qëndrojini besnikë Zotit dhe vetes suaj, dhe mos u kënaqni me gjëra të vogla. Mendoni dhe bëni gjëra të mëdha për veten tuaj, për fa- miljen tuaj, për vendin tuaj dhe për Kishën e shenjtë”

Në mbyllje të takimit, vijoi për- shëndetja e Episkop Astit, ku falë- nderoi grupin nga SHBA, që morën pjesë në këtë veprimtari. Ai foli për kontributin dhe rolin e Kryepiskopit Anastas, falë të cilit u krye ky ak- tivitet dhe kjo vizitë e studentëve amerikanë për të prekur nga afër ringritjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Falënde- roi gjithashtu edhe të gjithë të rinjtë për pjesëmarrjen e tyre në aktivitet, duke u bërë atyre thirrje që miqë- sitë e lidhura në këto aktivitete të vazhdojnë dhe të forcohen në të ardhmen dhe grupet rinore të kenë bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Në datën 3 qershor, grupi me studentët e teologjisë nga SHBA dhe pedagogët që i shoqëronin, pati në Tiranë një takim të ngrohtë dhe të frytshëm me klerikë të Kryepi- skopatës.

Në datën 4 qershor, ata morën pjesë në Panairin dhe shërbesat e të kremtes së Shën Joan Vladimirit, në manastirin kushtuar shenjtorit pranë Elbasanit.

Në datën 5 qershor, grupi nga SHBA udhëtoi drejt Korçës, ku të nesërmen morën pjesë edhe aty në një veprimtari të të rinjve orthodho- ksë dhe patën një takim me klerikë të Mitropolisë.

Jani Meni