EmailFacebookKontakt

Të krishterët dhe dëshmia e tyre në rrjetet sociale në internet

Të krishterët dhe dëshmia e tyre
në rrjetet sociale në internet

Sot në botë numërohet një nu- mër marramendës përdoruesish të internetit dhe veçanërisht të rrjete- ve sociale dhe trendi është gjithnjë në rritje. Jemi tashmë të vetëdijshëm që përfitimet nga interneti dhe rrje- tet sociale janë të shumta, por kër- kojnë dallueshmëri dhe përgjegjësi që të shihen vërtet si të tilla. Kur përdoren ashtu si duhet, ato mund të krijojnë mjaft mundësi për Kishën që të shpallë aty të vërtetat e saj dhe të praktikojë hierapostullimin e vet.

Mirëpo, lidhja që njerëzit po kri- jojnë me rrjete të tilla sjell shpesh-

herë ngurrimin e personave për të qenë në kontakt me shoqërinë, për të ndarë gjëra së bashku dhe për të qenë pjesë e një ambienti dhe situate sociale që kërkon edhe pra- ninë tonë trupore. Gjithashtu, duhet të jemi të kujdesshëm dhe për ko- hën që na marrin rrjete të tilla. Tash- më, prej shumë studiuesve, rrjete të tilla quhen të rrezikshme për shoqë- rinë, sepse mund të krijojnë varësi po aq të rrezikshme sa edhe droga apo fenomene të tjerë të ngjashme.

Në këtë sens, ndërkohë që rrje- tet sociale po krijojnë një tjetër kon- cept në lidhje me marrëdhëniet që krijojnë njerëzit dhe mënyrën se si ata shfrytëzojnë kohën, ne duhet të kemi mbledhjet e përbashkëta për të adhuruar Perëndinë, mbi Ku- ngimin, komunitetin, vëllazërinë e të tjera…

Si të krishterë, ne i shërbejmë Krishtit, i cili u trupëzua dhe qëndroi mes nesh. Për këtë arsye duhet të themi fuqishëm “stop” kur shohim

që rrjetet sociale dhe risitë teknolo- gjike krijojnë varësi të rrezikshme apo shtrembërojnë vlerat tona njerë- zore dhe gjithashtu vlerat e Kishës dhe konceptin e saj për vëllazërinë.

Por a do të thotë kjo që të krishte- rët duhet të distancohen nga rrjetet sociale? Vetëm pak kohë më parë Patriarku i Rusisë, Kirili nxori një deklaratë ku nxiste praninë e të krishterëve në rrjetet sociale: “Blogjet dhe rrjetet sociale na japin mundësi të reja për misionarizëm të krishterë, në një kohë kur Ki- sha përballet me sulme të ndry-

shme shumë më tepër se më për- para. Tani që rrjetet sociale shfa- qin një interes të gjerë, detyra jonë është t’i përdorim ato për një kauzë të drejtë, të krijojmë kushte që të rinjtë të njihen me Krishtin, të njohin të vërtetën mbi jetën dhe njerëzit brenda Kishës”.

Ka disa arsye pse të krishterët duhet ta shfrytëzojnë internetin dhe në veçanti rrjetet sociale si mjete për të shpallur të vërtetën, në mënyrë që njerëzit të njihen me Kishën, dok- trinën e saj dhe njerëzit që janë në të.

Sëpari, vëllazëria nuk është një shoqëri e mbyllur në vetvete, por një shprehje e komunitetit, misionit, ungji- llëzimit dhe rritjes shpirtërore. Rrjetet sociale i zgjerojnë edhe më tej të gjithë këta elementë dhe si pasojë, janë një ndihmë e madhe në kriji- min, zgjerimin dhe ndihmën e mëtej- shme të vëllazërisë së krishterë.

Së dyti, rrjetet sociale tejkalojnë kufijtë gjeografikë. Ato japin mu- ndësinë e zgjerimit të vëllazërisë

edhe përtej mureve të kishës si tempull adhurimi dhe e shpërndajnë Ungjillin anembanë botës. Për më tepër, na japin mundësinë të për- mbushim një nga porositë që Jisui i jep apostujve kur u thotë: “Shkoni në të thella, dhe hidhni rrjetat tua- ja për të zënë peshk” (Lluk. 5:4). Dhe më pas ata u bënë “peshkatarë njerëzish”.

Edhe të krishterët orthodhoksë në Shqipëri kanë filluar tashmë të jenë prezentë në rrjete të tilla socia- le nëpërmjet krijimit të profileve të shumta në shërbim të Kishës dhe

Komunitetit Orthodhoks në vendin tonë, por në vazhdim shihet nevoja e shtimit të punës misionare, të shtimit të “peshkatarëve”, si dhe përmirësimit të cilësisë prezantue- se. Tashmë në Internet (Facebook, Blog, Web), ekzistojnë mjaft faqe ku të rinjtë mund të informohen në lidhje me jetën dhe veprimtarinë e Kishës Orthodhokse në Shqipëri.

Profile të tilla shikoni në fa- qen e brendshme të kopertinës së revistës nr. 32, prill 2013. Tash- më jeta dhe veprimtaria e Kishës së Shqipërisë mund të ndiqet edhe nëpërmjet Radios Ngjallja (FM 88.5), e cila tashmë transme- ton live edhe në internet, te website www.orthodoxalbania.org. Kisha mundohet të bëjë që zëri i saj të dëgjohet, që fjala e Krishtit të arrijë tek ata që “kanë veshë për të dëgjuar”. Një praktikë të tillë po e ndjekin gjithë të krishterët ortho- dhoksë në mbarë botën. Kisha, duke qenë e pranishme edhe në inter-

net, e shfrytëzon si mjet për paraqi- tjen e jetës së saj në botë, duke i dhë- në mundësi çdokujt të mësojë më tepër për Krishtin dhe Orthodho- ksinë.

Kujdes!!!!! Duhettëtregohemi të kujdesshëm në faqet që vizi- tojmë, pasi jo çdo website është zyrtar dhe jo çdonjëri prej tyre shpreh mendimin e drejtë e të saktë të Kishës Orthodhokse.

Elesa Deko, studente (marrë me shkurtime nga revista “Kambana”)