Festohet 1150 vjetori i krishterimit
të Çekëve dhe Sllovakëve prej misionarëve bizantinë
Kirilit dhe Metodit
ushen sivjet 1150 vjet nga mbërritja në
rahinën e Moravisë të vëllezërve se-
lanikas Kirilit dhe Metodit dhe fillimit të veprës
së tyre misionare për ndriçimin e popujve sllavë
(çekëve dhe sllovakëve të sotëm). Ngjarjet ni-
sin rreth vitit 863, kur Mbreti Morav Rastislavi
i drejtoi një kërkesë Perandorit Bizantin me
qëllim që Kisha e saj Orthodhokse të dërgonte
misionarë për të mësuar popullin e tij me besimin
e krishterë dhe më pas ta pagëzonin atë. Kërke-
sës së tij Bizanti iu përgjigj pozitivisht dhe menjë-
herë Patriarku Ekumenik Foti i Madh vendosi
që të dërgojë dy misionarë vendas Konstandin
filozofin dhe vëllain e tij Metodin.
tet e këqija klimaterike dhe shëndeti i dobët për-
shpejtuan largimin e tij nga kjo botë, më 869.
Veprën e tij e vazhdoi vëllai i madh Metodi, i cili
më vonë u hirotonis episkopi i parë i Moravisë.
Që të dy vëllezërit selanikas-bizantinë nderohen
nga të gjithë popujt sllavë (kryesisht nga çekët,
sllovakët dhe bullgarët), jo vetëm nga ana fetare
si ndriçues, por edhe si themeluesit e gjuhës
dhe të kulturës së tyre.
Me rastin e këtij përvjetori i gjithë viti 2013
është shpallur si viti i dy shenjtorëve dhe Kisha
Orthodhokse e Çekisë dhe Sllovakisë në bashkë-
punim me autoritetet shtetërore, institucionet e
larta, arsimore dhe kulturore, si dhe me organiz-
Këta ishin bijtë e një prijësi dhe arkondi të
njohur nga Selaniku, me nivel mjaft të ngritur
arsimor dhe kulturor. Konstandini, i cili disa ditë
para vdekjes së tij u qeth murg me emrin Kiril,
kishte studiuar në kryeqytetin Bizantin dhe jepte
mësim në Universitetin e parë të mesjetës, në
Magnavra të Konstandinopojës, ku ish njohur
me Fotin përpara se ky i fundit të zgjidhej
Patriark.
Vepra e tyre megjithëse ishte e mbushur plot
me vështirësi, rreziqe dhe pengesa, u kurorëzua
me sukses të jashtëzakonshëm. Konstandini me
lutjet dhe me ndriçimin e Shpirtit të Shenjtë,
formoi alfabetin sllav, i cili deri më sot mban
emrin e tij. Mirëpo vështirësitë e shumta, kush-
ma të tjera vendore nga fushat e artit dhe të
letërsisë organizuan aktivitete të ndryshme në
shenjë nderimi dhe respekti ndaj kontributit
madhor dhe shpirtëror që ata dhanë për ta.
Kulmimi i këtyre festimeve ishin datat 23-25
maj, ku pas ftesës së Kishës Orthodhokse Auto-
qefale të Çekisë dhe Sllovakisë përfaqësues nga
të gjitha Patriarkanat dhe Kishat Lokale Auto-
qefale, vizituan dhe morën pjesë në festimet
përkatëse. Kisha Orthodhokse Autoqefale e
Shqipërisë u përfaqësua nga Arkimandriti
Kozma Sovjani. Në këto festime mori pjesë
edhe Tërëshenjtëria e Tij Patriarku Ekumenik
Vartholomeu, si pasardhës i Fotit të Madh. Më
datën 25 maj, me rastin e festës së Kirilit dhe
Metodit (sipas kalendarit të vjetër Julian), u
zhvillua Liturgji Hyjnore në sitin arkeologjik
Mikulcice, ku sipas traditës dhe arkeologëve
vendas ishte vendi nga i cili filluan veprimtari-
në e tyre misionare dy shenjtët. Ajo u kryesua
nga Tërëshenjtëria e Tij Patriarku Ekumenik
Vartholomeu, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve
të Patriarkanave dhe të Kishave Lokale Auto-
qefale.
Patriarku në mesazhin e tij ndër të tjera
theksoi “…vlerat diakronike të Ungjillit,
teologët e mëdhenj Bizantinë, Kirili dhe
Metodi i mbollën në zemrat e popullit vendas.
Këto vlera shpirtërore e drejtojnë njeriun
në rrugën e saktë të shpëtimit, duke kaluar
nga sakrifica e Kryqit të Krishtit në gëzimin
e Ngjalljes. Këto vlera janë të nevojshme
edhe për njeriun e epokës së sotme, të botës
së trazuar, të ngatërruar, me qëllim që të
kapërcejë çdo lloj krize që përballet në jetën
e tij, sa herë që ai jeton larg prezencës së
Perëndisë…”. Pas Liturgjisë, e cila u transme-
tua drejtpërdrejt nga televizioni vendas, Tërë-
shenjtëria e Tij dhe disa prej të pranishmëve
vizituan sitin arkeologjik në Mikulcice.
Nga aktivitetet kulturore që u zhvilluan gjatë
këtyre ditëve ndër të tjera përmendim inagurimin
e ekspozitës në Muzeun Kombëtar të Moravisë
në Brno, e cila përmbante material historik nga
jeta dhe veprimtaria e dy shenjtorëve, si dhe
shfaqjen e filmit artistik çek “Konstandinfilo-
zofdheMetodi” (prodhim 2013), në Hodonin.
Theksojmë, se për herë të parë në mbarë botën
xhirohet film me motive nga jeta dhe veprimtaria
e dy vëllezërve misionarë. Duke parë skenat e
filmit (vështirësitë, rreziqet, lufta që u bëhej ve-
prës së tyre), shumë nga të pranishmit u prekën
dhe në fund duartrokitjet e vazhdueshme ishin
tregues të pëlqimit dhe të përgëzimit të tyre.
Me të vërtetë është për të admiruar vepra e
këtyre misionarëve bizantinë, të cilët braktisën
komoditetin e jetës së tyre (sepse në atë kohë
Konstandinopoja ishte qyteti më i zhvilluar i
botës), duruan fatkeqësitë e ndryshme të jetës,
përndjekjet dhe iu bindën dëshirës hyjnore për
të sjellë në dritën e Krishtit dhe të Orthodho-
ksisë popuj që jetonin në errësirë. Me të drejtë
ata njihen nga Kisha si isapostoj (të barabartë
me apostujt) dhe përbëjnë shembuj të gjallë për
t’u imituar nga të gjithë.
Arkimandrit Kozma Sovjani