Çdo prind orthodhoks do që fë- mijët e tij të rriten duke marrë pjesë në Liturgjitë e të Dielës e duke qenë aktivë në jetën e Kishës gjatë gjithë jetës së tyre. Por ndërkohë, shumë prindër nuk tregojnë rëndë- sinë e të pasurit të një marrëdhë- nieje me Perëndinë përpara fëmi- jëve të tyre. Nëse ti nuk e konside- ron Perëndinë të rëndësishëm, edhe fëmija yt do të bëjë të njëjtën gjë. Fëmijët vërejnë prindërit e tyre. Ata shikojnë hipokrizi dhe e dinë mirë se ju nuk i ndiqni mësimet e Krishtit dhe të Kishës gjatë javës. Ata e dëgjojnë kur ju e përmendni emrin e Perëndisë më kot. Ata e vënë re kur ju nuk luteni dhe nuk e keni kthyer lutjen në diçka qendro-
re në jetën tuaj. Ata e vënë re kur ju flisni për Perëndinë vetëm gjatë të Dielës në mëngjes.
Duke bërë shenjën e kryqit, duke ndezur qiri dhe duke djegur temjan vetëm në të Dielat, i mësoni
fëmijët të nënvlerësojnë besimin e tyre, kështu i lini pa mbrojtje në një botë të mbushur me tundime dhe ligësi, pa lidhje me botën shpirtë- rore. Nëse ju nuk e tregoni rëndë- sinë e lutjes përpara fëmijëve tuaj, do t’i lini pa mbrojtje në një botë që nuk e do Krishtin. Fëmijët kanë ne- vojë të luten bashkë me ju, të lexoj- në Shkrimin e Shenjtë së bashku me ju, të mësojnë besimin nga ju.
Nëse nuk e bën shtëpinë një ki- shë shtëpiake, fëmijët e tu do të humbasin Krishtin, dhe Orthodhoksia nuk do të jetohet më përtej varrit tënd, në jetën e anëtarëve të ardh- shëm të familjes sate.
Igumeni Trifon