EmailFacebookKontakt

Murgu Sergi që shkoi nga Siberia në Malin e Shenjtë duke ecur në këmbë…

Murgu Sergi që shkoi nga Siberia në
Malin e Shenjtë duke ecur në këmbë…
Sergi iku para 14 vitesh – atëherë ishte 15 vjeç – me këmbë për në
Malin e Shenjtë dhe mbërriti në Kopshtin e të Tërëshenjtës pas shtatë
muajsh e gjysmë.
U nis nga Tobolski, Siberia perëndimore nëpërmjet Ekaterinburgut,
Samarës, Saratovit, Rostovit dhe Donit, mbërriti në Ukrainë nëpërmjet
Donetskut, eci nëpërmjet Kersonit, pastaj shkoi në Odesë, Besarabi, kaloi
në Rumani, ku përshkoi lumin Danub duke bërë not për 45 minuta, pastaj
shkoi në Bullgari, hyri në Greqi dhe mbërriti në Malin e Shenjtë.
Atë Sergi thotë se e Tërëshenjta e mbrojti dhe nuk ndjeu asnjë vë-
shtirësi nga kushtet e udhëtimit apo nga privimet e shumta. Tani është
një murg i ri dhe i varfër, është 29 vjeç, jeton në Malin e Shenjtë, në
pjesën më asketike, në Karulia dhe është bindës i ava Pamvoit.
Murgjit që ndodhen në këtë pjesë të Malit të Shenjtë jetojnë të
kryqëzuar midis qiellit dhe tokës dhe është e vështirë të shkosh tek shumë
nga ata, po të mos të të hedhin një shkallë që të ngjitesh.
Sergi ishte i biri i dy mjekëve kirurgë, që u vranë në Çeçeni kur ai
ishte 12 vjeç. Atë bashkë me motrën dhe të vëllain i birësoi një familje
mjekësh të tjerë.