EmailFacebookKontakt

Këshilli Botëror i Kishave për Censusin

Sekretari i Përgjithshëm i Kë- shillit Botëror të Kishave (WCC) Rev. Dr. Olav Fykse Tveit, ka shpre- hur shqetësimin mbi metodologjinë dhe rezultatet e Censusit të 2011-ës në Shqipëri. Ai ka ngritur pyetje në lidhje me besueshmërinë e procesit, për të cilin u shpreh se ka implikime për të drejtat e pakicave fetare dhe lirive fetare të garantuara në ku- shtetutën e vendit.

Tveit e ka shprehur këtë shqe- tësim me anë të letrave dërguar në fillim të muajit maj (2013) Presi- dentit të WCC, Primatit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipë- risë, Kryepiskopit Anastas, Prof. Dr. Bielefeldt Heiner, Raportues Special për Lirinë Fetare dhe Besi- min në Kombet e Bashkuara dhe Qeverisë Shqiptare.

Raporti i fundit zyrtar i Institutit Shqiptar të Statistikave (INSTAT)

në lidhje me identitetin fetar të po- pullsisë në Regjistrimin e 2011-ës, Censusi Kombëtar konkludon se të krishterët orthodhoksë në Shqipëri përbëjnë 6.75% të popullatës dhe se numri i përgjithshëm i të krishte- rëve është reduktuar në mënyrë drastike nga 31% në 17%.

Duke pasuar këto rezultate Ki- sha Orthodhokse Autoqefale e Shqi- përisë shpërndau një pyetësor në lidhje me censusin te pjesëmarrësit orthodhoksë në liturgjitë që u mbaj- tën në Tiranë, Durrës, Berat, Korçë, Vlorë dhe në qytete të tjera. Rezul- tatet e këtij studimi tregojnë mu- ndësinë e parregullsive serioze në metodologji dhe rezultatet përfu- ndimtare të të dhënave të qeverisë.

Tveit kujtoi rolin e rëndësishëm të komuniteteve fetare në përpjek- jet kolektive për të rindërtuar vendin pas vështirësive të regjimit të

mëparshëm. Ai tha se veprime të tilla mund të minojnë ekzistencën e komuniteteve të krishtera dhe praktikën e papenguar të lirisë fetare në vend.

Tveit i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të bëjë përpjekjet maksimale, në përputhje me legjis-

lacionin kombëtar dhe në përputhje me standardet dhe normat ndër- kombëtare të të drejtave të njeriut, në mënyrë që të garantojë mbroj- tjen e plotë dhe promovimin e lirisë fetare në vend për të krishterët dhe pasuesit e të gjitha besimeve të tjera.