Fortlumturisë së Tij Anastasit,
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë
“Ç’kërkoni të gjallin ndër të vdekurit? Nuk është këtu, po u ngjall.
Kujtohuni si ju pati folur juve… (Lluk. 24:5-6)
“Krishti u Ngjall! Aliluia!” Ç’gëzim sjellin këto fjalë në zemrat e besim- tarëve dhe veçanërisht të atyre që janë të varfër e të shtypur, atyre të cilëve iu është dërrmuar dinjiteti dhe shpresa, të atyre që rrojnë në frikë dhe kanë etje për drejtësi. Ngjallja e Krishtit nuk është vetëm premtim për lavdi të ardhshme, që një ditë do largojë vuajtjen tonë dhe do të na çojë në gëzimin e përjetshëm. Është gjithashtu edhe transformuese e së tashmes, e jetëve tona këtu, si dhe e botës ku jetojmë. Si ata që shpengoi Krishti, jetët tona sot kanë një lavdi, një bukuri dhe një dinjitet që i transformon dhe i bën ato pandryshueshmërisht të çmuara. Edhe bota jonë rikrijohet nëpërmjet fitores së tërëfuqishme të Krishtit dhe kështu dhe vetë krijesa e etur “pret shfaqjen e bijve të Perëndisë” (Rom. 8:19).
Sa thellë mund t’i prekë zemrat tona kjo festë gëzimplote, duke na fuqizuar dhe nxitur që të transformojmë botën sipas ikonës së Krishtit të Ngjallur, të rindërtojmë marrëdhëniet e prishura, të rikthejmë të përjashtuarit dhe të ngremë të dërrmuarit. Sa më e madhe dhimbja dhe vuajtja që shohim, aq më e madhe duhet të jetë vendosmëria për të realizuar efektet e fitores së Krishtit mbi mëkatin dhe vdekjen dhe të
përhapim dritën e lavdishme të Ngjalljes së Tij në vendet e errëta të globit.
Me sigurinë e lutjes sime për bekim të shumtë të Krishtit të Ngjallur për Fortlumturinë Tuaj, ngrohtësisht ju dërgoj njëpërqafim më Zotin.
Papa Françesku
Vatikan, 24 prill 2013