EmailFacebookKontakt

Nga urimi për Pashkët i Patriarkut Ekumenik Vartholomeu I

Fortlumturi, Kryepiskop i Tiranës dhe i Gjithë Shqipërisë, zoti Anastas, Ju drejtohemi me kënaqësi vëllazërisht, duke ju përshëndetur më Zotin.

Të lidhur me ungjillorët dhe apostujt në shpirt besimi absolut dhe me përkushtim biri, të lidhur dhe duke mësuar nga Krishti i Ngjallur, krem- tojmë edhe sivjet Ngjalljen e Zotit dhe ringjalljen e shpresave të Kishës për mirëqenien mbi tokë dhe për shpëtimin në qiej të njerëzimit dhe botës….

Nuk kemi frikë para peripecive të historisë dhe të ecjes së njerëzimit. Qëndrojmë pa u lëkundur me shpresën e jetës. Sigurisht, nuk pushojmë së vajtuari me frikë për argjenddashjen pa pendim, dhe për vetëvrasjen e vëllait tonë për shkak të gabimeve njerëzore dhe të abuzimit me “ikonën e Perëndisë”, domethënë të lirisë me të cilën na çliroi Krishti, që ne njerëzit e gjithë shekujve e shpërdorojmë.

Por ne, besimtarët, përjetojmë dhe shpallim Krishtin e Kryqëzuar e të Ngjallur, që jeton përjetësisht, “fuqinë dhe urtësinë e Perëndisë”, dhe e dimë se në timonin e historisë dhe të jetës qëndron me përkujdesje si udhëheqës Krishti…

Ne orthodhoksët, gjithkund në botë, larg nga errësira ndiejmë vetëm ngazëllim dhe hare të madhe, duke përjetuar Ngjalljen, ngazëllim që e shprehim dhe e shpallim edhe përmes këtij komunikimi personal “në lidhjen e paqes”, me Fortlumturinë Tuaj, duke forcuar marrëdhëniet e mira dhe të përzemërta që tashmë ekzistojnë.

Pra, ungjillëzojmë te Fortlumturia Juaj me këtë letër patriarkale sigurinë e Ngjalljes dhe përshëndesim nëpërmjet marshit triumfal “Krishti u

Ngjall!”, duke pohuar dhe shpallur “VërtetuNgjall! Me vdekje vdekjen shkeli dhe të varrosurve jetën u fali!” dhe lutemi që Zoti i Ngjallur, Zoti i mëshirës dhe i dhembshurisë, Udha, e Vërteta dhe Jeta, Drita e Botës, t’ju japë shëndet të qëndrueshëm, me gjatësi ditësh të pasura… që të udhëheqë Kishën fort të shenjtë të Shqipërisë dhe tërësinë e besimtarëve të saj të perëndidashur në kullotë shpëtimi…

I Konstandinopojës, Vartholomeu