Veprimtari dhe nisma të shumta
nga të rinjtë orthodhoksë
Krijim fondesh. Mbledhja e fo- ndeve mbetet një sfidë e madhe. Në këtë kuadër, disa grupe rinore u organizuan duke prodhuar ikona, komboskinë, kryqe të përmasave të ndryshme, zbukurime qirinjsh, kartolina etj., duke i shitur ato me çmime të arsyeshme. Kështu fuqizuan buxhetin e lidhjes së tyre rinore për takimet dhe veprimtaritë me karakter shpirtëror, argëtues e social. Njëkohësisht, ata dhanë kontributin e tyre për ekspozimin dhe shitjen e literaturës në dyqanet e kishës, zbukurimin festiv të ki- shave, në rregullin dhe mirëfunksio- nimin liturgjik të shërbesave adhu- ruese etj.
Kurse gatimi dhe vizita baritore. Këto kurse kishin si qëllim t’u ofro- nin më tepër dashuri dhe kontribut material personave të moshuar dhe me probleme. Rreth 30 të rinj u af- tësuan dhe mësuan të gatuanin ushqime dhe ëmbëlsira kreshmore dhe jokreshmore. Ata, në mënyrë periodike gjatë gjithë vitit, si grupe rinore dhe studentore, kryen vizita baritore bashkë me klerikë në in- stitucione të ndryshme, ku jetojnë e ndodhen njerëz në nevojë dhe me probleme të ndryshme: në dy shtëpi të fëmijëve (jetimore) si dhe Shtëpinë Orthodhokse të Shpresës në Shën Vlash, në shtëpi të të mo- shuarve (azile), shkolla e fëmijëve që nuk shikojnë e nuk dëgjojnë.
Matje e tensionit të gjakut dhe komunikim me të moshuarit. Një nga nismat më konkrete ishte ajo me temë “Dhuroni dhe merrni dashuri me anë të përkujdesjes”. Të rinj të Tiranës bashkë me stu- dentë të Qendrës Studentore dhe të rinj të Fierit, u trajnuan me dy seanca të posaçme në një takim të përbashkët, me temë “Hiperten- sioni arterial”, në qytetin e Lush- njës, për përdorimin e aparateve mjekësore të tensionit, si dhe për komunikimin me moshën e tretë. Me këto njohuri ata vazhduan më
pas me shërbimin e tyre në institu- cione ku banojnë të moshuar në Tiranë, Fier etj..
Ndihmë për fëmijët romë. Një iniciativë tjetër mobilizimi në ko- munitet, ishte mbledhja e fondeve për dhurata për 100 fëmijë romë në Korçë, që u realizua në saje të bashkëpunimit dhe kontributit të Mitropolisë së Korçës dhe të Zyrës Diakonia Agapes të Kishës. Për t’u përgëzuar është edhe komuniteti i biznesmenëve korçarë, i cili iu për- gjigj kërkesës së të rinjve.
Ndihmë për familje në nevojë. Akademia Teologjike në Shën Vlash, nën drejtimin e Episkop Nikollës, ka dhënë një ndihmesë të konsiderueshme për disa familje të
varfra të fshatit Shën Vlash të Durresit. Kështu, p.sh., për dy vjet rresht studentët dërgonin ushqime të gatuara në katër familje. Ndërsa për një familje (familjen Domi) studentët e Akademisë kërkuan ndihmë nga Diakonia Agapes dhe nga vetë komuniteti i fshatit dhe arritën të siguronin fonde për bane- sën e familjes, duke e pajisur atë me krevat e dyshekë, dollapë, divane, orenditë e gatimit, sobë ngroh- jeje dhe gatimi, televizor si dhe i rregulluan dritat etj.
Vizita te të sëmurët terminalë. Studentë të Qendrës Studentore të Tiranës, me projektin e tyre “Ti nuk je vetëm”, për fëmijët që ndodhen në fazën e fundit të jetës, në Spita-
lin Onkopediatrik në Tiranë, organi- zuan disa vizita gjatë periudhës mars-dhjetor 2012. Kështu, 10 stu- dentë krijuan mundësinë në bashkë- punim me personelin mjekësor dhe takuan 25-30 fëmijë. Gjithashtuky projekt përgatiti edhe botimin e një broshure “Përse ndodhem në spital dhe çfarë bëj këtu” me një tirazh prej 300 kopjesh. Ky libër u përgatit nga Gentiana Çekani (punonjëse sociale) dhe Aurora Bushati (psi- kologe). Projekti u mbështet dhe u financua nga Zyra Diakonia Aga- pes e Kishës.
Mjedis i pastër. Disa grupe rinore dhe të katekizmit nga dioqezat pjesëmarrëse në këto trajnime or- ganizuan veprimtari, duke pastruar mjediset përreth kishave përkatëse, duke vënë kosha grumbullimi mbe- turinash, duke lyer kangjella rrethu- ese të kishave etj. Midis tyre veçoj- më veprimtarinë e katekisteve të Mitropolisë së Beratit znj. Irena dhe Odeta Davidhi, të cilat në muajt nëntor-dhjetor 2012 realizuan pro- jektin “Një kishë sa më të pastër për Krishtlindje”, i cili u zbatua në kishat e së Tërëshenjtës Mari në Sheqishtë (Fier), të Shën Spiri- dhonit në Mifol (Vlorë), të Shën e Dielës në Nartë (Vlorë). Ky pro- jekt do të vazhdojë të zbatohet në festat e mëdha të Kishës (Krisht- lindje & Pashkë etj.), si edhe nëpër panairet e kishave përkatëse.
Mbjellje pemësh. Me rëndësi ishte edhe trajnimi “Mjedisi, shtëpia jonë e përbashkët”, që sensibilizoi më fuqishëm rëndësinë e mjedisit
në jetën komunitare dhe rolin e të rinjve orthodhoksë në të.
Kështu, 26 të rinj pogradecarë në dhjetor 2012 mbollën 15 fidanë selvi në oborret e kishave të së Të- rëshenjtës Mari e të Shën Nikollës në fshatin Lin, të Shën Athanasit në fshatin Remenj, të Shën Dhimitrit në fshatin Potkozhan të Mokrës.
Në Berat, në janar-mars 2013, u realizua projekti me temë “Por unë jam si një druulliri që gjelbëron në shtëpinë e Perëndisë” (Psalmi 52:8). 15 të rinj punuan çdo të shtunë për
rreth 2 muaj në fshatin Vodicë, duke mbjellë 50 rrënjë ullinj, në 2 dy- nym tokë të kishës së Hyjlindëses Mari. I njëjti projekt u realizua edhe në fshati Bubullimë të Lushnjës, në muajt shkurt-mars 2013, ku 20 të rinj mbollën 80 rrënjë ullinj në tokën e kishës së Kryeengjëllit Mihail. E gjithë kjo u bë për të pasur një mje- dis të pastër e të gjelbër, si edhe një vetëfinancim të grupit rinor.
Ndërsa në Elbasan, në fshatin Shtërmen, në prill 2013,8 të rinj mbo- llën 6 rrënjë ullinj dhe 6 rrënjë selvi në oborrin e kishës së Shën Dhi- mitrit.
– Edhe të rinjtë orthodhoksë të Mi- tropolisë së Gjirokastrës, kanë organizuar mjaft veprimtari. Kështu, në dhjetor 2012 ata vizituan të moshuarit në azilin e qytetit etj.
Gjithashtu, gjatë sezonit të vjel- jes së ullinjve nxënësit e shkollës “Kryqi i Nderuar,” si dhe nxënëset e konviktit kishtar të vajzave në Bularat, kanë shkuar rregullisht në fermën e Mitropolisë në fshatin Xarë të Sarandës, për të ndihmuar në procesin e vjeljes. Ky kontribut rinor është një ndihmë konkrete për institucionet e tyre shkollore, sepse një pjesë e prodhimeve të vjela u dhurohen konvikteve të shkollave
kishtare dhe mensës së Mitropolisë për të varfrit, në Gjirokastër.
Edhe për Pashkë të rinjtë ortho- dhoksë të mitropolisë së Gjiro- kastrës realizuan vizita baritore, një prej të cilave në shtëpinë e fëmi- jëve e qytetit të Sarandës.
* * *
Rinia është mosha më dinamike dhe më e bukur e njeriut. Energjitë dhe njohuritë e saj gjithnjë lipset të drejtohen drejt veprave dhe mendi- meve të mira e dobiprurëse, sepse në këtë moshë, sipas studimeve më serioze, njeriu mund të bëjë arritjet e tij kreative më të mëdha. Ajo më- son në mënyrë krijuese se veprim- taritë sociale e bamirëse kërkojnë dashuri dhe mjaft prej tyre mund të realizohen edhe pa para.
Kisha Orthodhokse tregon një kujdes të veçantë për të rinjtë, duke drejtuar, mbështetur projekte dhe iniciativa me dobi shpirtërore e sociale për ta. Në qytetet më krye- sore të Shqipërisë, ekzistojnë qe- ndra dhe lidhje rinore të Kishës so- në, të cilat shërbejnë si pikë konta- kti mes tyre dhe me jetën adhuru- ese të saj, duke pasur si qëllim krye- sor bashkimin me Trupin e Krishtit.
Joan Meni
Koordinator i Zyrës së Rinisë – Dioqeza e Tiranës