Afrimi i 6 Majit më nxiti të shkruaj këto radhë për të përkuj- tuar 190 – vjetorin e kishës së “Shën Gjergjit” në Vërnicë të Gollobordës, por jo vetëm për këtë, sepse kisha e pagëzuar me emrin e këtij shenj- tori ka pasur fshatra të tjerë të kësaj krahine, por sot nuk ekzistojnë. Kisha Orthodhokse si në të gjithë Shqipërinë ashtu edhe në zonën e Gollobordës ka pësuar dy drama historike, atë të osmanllinjve dhe të sistemit komunist.
Shkrimtari Sali Leka nga Selba e Tiranës, në artikullin e tij në gaze- tën Sot të datës 13 nëntor 2012, shkruan: “Pas vitit 1502 kombi shqiptar pësoi një atak historik nga perandoria e errësirës”.
Pas këtij pushtimi u shkatërruan shumë kisha të vjetra e të bukura. Gjatë kësaj periudhe vetëm në Sebisht janë shkatërruar 5 kisha që edhe sot njihen emërtimet e vende- ve ku kanë qenë kishat. Por jo ve- tëm në Sebisht, të njëjtin fat kanë pësuar edhe kishat e fshatrave të tjerë si në Stëblevë, Ostreni i Madh, Trebisht, Tuçep etj. Së bashku me to edhe shumë banorë orthodhoksë të këtyre fshatrave morën arratinë nëpër vende të tjera të Ballkanit e më gjerë.
“Atakun” tjetër historik kisha orthodhokse Gollobordës e pësoi gjatë sistemit që lamë pas. Por kësaj here jo vetëm kultet ortho- dhokse pësuan “atak”, por edhe ato myslimane. Në emër të luftës ku- ndër besimeve fetare, u grabitën dhe u shkatërruan edhe ato kulte që kishin mbetur nga shkatërrimi i perandorisë osmane. Të njëjtin fat pësoi edhe kisha e Shën Gjergjit në Vërnicë. Ajo është ndërtuar në vitin 1823 nga ndërtuesit vërnicas, ndërsa ikonostasi është pikturuar nga ikonografi i njohur Diço Zografi, nga fshati Tresançe i Rrekes (Ma- qedoni). Kjo është vërtetuar dhe nga theologu Theofan Popa, i cili në librin e tij “Mbishkrime në Kishën Orthodhokse Shqiptare” shkruan: (Mbishkrimi është në serbisht) “Me dorën e Diço Zografit nga fsha- ti Tresance”. Ky mbishkrim, vazhdon ai, është gjetur në ikonën e Shën Marisë në kishën e Shën Gjergjit në Vërnicë të Gollobordës. Ndërsa
Kristofor Beduli në librin e tij Or- thodhoksët e Gollobordës shkruan: “Në Vërnicë ekziston një kishë e madhe dhe në një vend të bukur panoramik. Dikur kisha ka qenë brenda e pikturuar e gjitha me afre- ske, si dhe e pajisur me një ikono- stas të skalitur e kompletuar me objekte argjendi e floriri të zbukuru- ar plot me art. Mbahen mend dy potire argjendi shumë të veçanta”.
Po, kështu ka qenë kisha e Shën Gjergjit në Vërnicë deri në vitin 1967. Pas këtij viti në emër të luftës kundër besimeve fetare, të gjitha ato pajisje që përmendëm më lart, por edhe orendi të tjera që kisha dispononte dhe i jepte në ndihmë fshatarëve, u vodhën, u grabitën e u shkatërruan. Sot kjo kishë nga më të bukurat në zonë ekziston vetëm si godinë. Në vitin 1967 ajo kthye në magazinë të kooperativës, ndër- sa ikonat, u tha atëherë se do të dër- goheshin në muze, por nuk dihet ku kanë përfunduar. Por nga një anë “mirë” që u kthye në magazinë, se ndryshe do të ishte shkatërruar fare, siç u shkatërrua kisha e Shën Kollit në Ostren të Vogël, si dhe ajo e Shën Joanit në Pasinkë.
Duke përkujtuar 190 – vjetorin e kishës së Shën Gjergjit në Vër- nicë, duhet thënë se shumica e ki- shave të Gollobordës kanë qenë të pagëzuara me emrat e shenjtorëve më të dëgjuar, si: “Shën Maria”; Shën Kolli” e “Shën Gjergji”. Por meqë po flasim për festën e Shën Gjergjit, emrin e të cilit mban kisha e Vërnicës, më duhet të them dy fjalë se si festohej në Vërnicë. Këtu vinin edhe të besimeve të tjera veç orthodhoksëve, nga të gjithë fsha-
trat fqinjë si nga Pasinka, Ostroni i Vogël, Xhepishti etj., për të festuar së bashku. Atë ditë bëheshin bukë të veçanta, të zbukuruara e që i be- konte prifti. Megjithëse Shën Gjergji festohej edhe në fshatra të tjerë, prifti i zonës në çdo 6 Maj vinte në Vërnicë. Shën Gjergji njihet si shenj- tor bamirës, si luftëtar i mbretërve e mbrojtës i të vobektëve, si çlirimtar i robërve e mjek i të sëmurëve. Pra- ndaj kjo ditë festohet më masivisht e nga shumë besimtarë. Ikona e shenjtorit i paraqet më së miri këto virtyte.
Historia 190-vjeçare e kishës së Vërnicës në të vërtetë është histori e vetë fshatit. Vërnica si fshat pak i veçantë i zonës së Gollobordës, ka një histori që të bën të ndihesh krenar. Vërnica është i vetmi fshat që i rezistoi islamizimit dhe banorët nuk i lanë vatrat e tyre për të ikur në dhe të huaj, por i mbrojtën ato. Largimi i tyre nga fshati ndodhi më vonë, në kohën e mbrapshtë të kolektivizimit e pas vitit 1990. Tani kisha e Shën Gjergjit qëndron monument mbi shkëmbin ku është ndërtuar, për të treguar se dikur atje
kanë jetuar mbi 50 familje, me mbi 300 banorë. Ajo qëndron atje edhe si dëshmi e festimeve që bëheshin në çdo 6 Maj, ku nuk mungonin daullet e cyrlet e Trebishtit.
Por në Vërnicë ka pasur edhe një kishë tjetër të pagëzuar me emrin e shenjtorit Shën Joan Pagëzori. Edhe për këtë kishë theologu Theo- fan Popa shkruan se mbishkrimi është në gjuhë të huaj, por përkthimi është: “Me lutjen dhe shpenzimet e Vangjel Andreut 1846 mars 18”. Ky mbishkrim, shkruan ai, është gjetur në ikonën e Joan Pagëzorit, në kishën e Shën Joan Pagëzorit, në Vërnicë të Gollobordës. Kjo ki- shë sot nuk ekziston. Ajo ka pasur fatin e kishave të tjera të zonës që u shkatërruan nga perandoria osma- ne. Zona e lashtë e Gollobordës me shumë kisha të lashta e me popullsi orthodhokse u rrënua nga otoma- nizmi e shumë fshatra u zhdukën, siç është fshati Zaborrje, për të mos folur pastaj për kishat dhe fshatrat e fushës së Dibrës së Poshtme.
“Toleranca fetare, shkruan Sali Leka në artikullin e tij në gazetën Sot, sigurisht, që është njëra anë e medaljes dhe duhet përshëndetur, pasi për këtë na çmon bota moderne, Evropa e Amerika. Por historia nuk mund të zhbëhet dhe aq më keq të drejtohet në kanale të pavërteta”.
Në këtë përvjetor të kishës së Shën Gjergjit, vërnicasit përkujto- jnë edhe historinë e tyre. Ata me nostalgji kujtojnë festimet e 6 Majit, ditën kur Vërnica dyfishohej nga miqtë e shumtë të fshatrave fqinjë dhe jo vetëm orthodhoksë, por edhe miq myslimanë nga Trebishti.
Nga Pavli Nikolla