EmailFacebookKontakt

Thomai, me dyshimin e tij, vërteton Ngjalljen e Zotit

“Lum ata që nukpanë dhe besuan”

Një dyshim tjetër, por edhe një vërtetim tjetër për Ngjalljen e Zotit, është historia e apostull Thomait, të cilën, nga Ungjillorët, e tregon vetëm shën Joani. Sipas ekonomisë hyjnore, Thomai nuk ishte midis Apostujve, gjatë shfaqjes së parë përpara tyre të Zotit që u ngjall. I thoshin pra, nxënësit e tjerë, Thomait: “Pamë Zotin…”. Por Thomai as besonte, as bindej. Donte prova, dhe madje të prekshme; prova nëpërmjet shqisa- ve, nëpërmjet shikimit dhe prekjes, të shohë me sytë e tij dhe të prekë me gishtat e tij.

“S’kam për të besuar”, thotë Thomai, dhe nuk e kupton se, me pretendimin që ka dhe siç e parashtron këtë gjë, anulon kushtet e besës. Provat që kërkon nuk tregojnë besë por dije dhe, madje, shkallën më të ulët të dijes. Por besa nuk është përvojë e shqisave dhe as dije mendore e vërtetim i logjikshëm. Më konkre- tisht, ata besojnë në ato që shohin, shtëpitë e tyre, në arat e tyre dhe në gjithë kulturën tekno- logjike. Besojnë në atë që prekin duart e tyre, paratë, arin, veshjet, trupat. Besojnë në atë që dëgjojnë me veshët e tyre, në zhurma, radio, violina dhe veçanërisht në lëvdatat për ta.

Nëse do të gjendej dikush që t’u thotë atyre se, natën, me sy mbyllur, pa dritë, nëpërmjet lutjes, shikon Krijuesin e dritës, do ta konside- rojnë se flet përçart dhe ka temperaturë. Nëse do të gjendej një njeri, që t’u thotë atyre se dë- gjon, jo me veshët truporë, pëshpërimat dhe rrahjet e ndërgjegjes së tij, e konsiderojnë të marrë. Këta pasues të jashtëligjshëm të Thomait, besojnë vetëm në atë që shijojnë. Shije ndiejnë vetëm kur hanë. Shije tjetër nuk njohin. Për ata, epshet dhe kënaqësitë trupore nuk ndahen nga gëzimi. Ndiejnë vetëm me gojë dhe me trup. Nëse dëgjojnë se ka njerëz që ndiejnë gëzim, përtej kënaqësisë së gojës dhe trupit, është diçka e pakuptueshme për ta.

E megjithatë, sa të varfër janë këta njerëz, të cilët kanë vetëm veshët, gojët dhe trupat e tyre, si dyer të vetme hyrjeje në shpirtin e tyre. Dhe konkretisht, sytë lëndorë, sado që të kenë para dhe prona, kurrë nuk e ngopin urinë e shpir- tit të tyre. Sepse shpirti është i paracaktuar për sipërfaqe të mëdha në Qiell. Pasuesit e jashtë- ligjshëm të Thomait, besojnë në përparimet e kulturës teknologjike, në mjetet e komunikacio- nit, në rehati dhe lehtësi të tjera. E megjithatë, kultura teknologjike është ajo që, pasi na robëroi me nevojat që krijoi, menjëherë na shkatërroi, sepse përparimit të kësaj kulture teknologjike, i dedikohen armët e shkatërrimit në masë.

Besojnë në lavdinë e vetes së tyre. E megji- thatë zhurma më e madhe e lavdisë më të ma-

dhe, është një episod i thjeshtë, një flluskë sapuni që çahet në heshtjen e përjetësisë së pasvdek- jes. Besojnë në trupin e tyre, sepse vetëm atë prekin. E megjithatë, ky trup kaq mëkatar dhe kaq i dashur, që e prekim, është baltë, e cila nuk ndryshon nga balta që ushqehen krimbat e shëndoshë të tokës. Veshjet e bukura, të cilat i shikojnë, i prekin, besojnë tek ato, lehtë iu bëhen të rëndomta. Pasi iu bëhen të zakonshme, iu mërziten dhe pasi i kanë hedhur tej dhe s’kanë ku të besojnë tjetër, përbuzin dhe iu neveritet vetë jeta e tyre! Dhe rezultati? Vetëvrasja. Ja varfëria e shqisave materialiste, kur vetëm ato e qeverisin njeriun. Është varfëri, kotësi, neveri, asfiksi, vdekje!

* * *

Por, “lum ata që nukpanë dhe besuan”. Me të vërtetë, autoritet absolut kanë vetëm ato të vërteta, të cilat zbresin që lartazi drejt e në shpirt, pa kaluar nëpërmjet shqisave. Dhe me të vërtetë! Të ndriçuarit nga Perëndia janë më të mirë se njerëzit më të ditur. Ata që ndiejnë rrahjet e ndërgjegjes së tyre, janë më të lartë se ata që dëgjojnë violinë. Ata që kanë gëzimin e Krishtit, janë më të qetë se ata që shikojnë përparimet e shkencës. Ata që mjaftohen dhe kënaqen në të mirat e tyre të pakta materiale dhe gjejnë qetësinë në to, janë më të pasur se ata, syri i të cilëve është i pangopur nga arritjet. Ata që kërkojnë në thellësitë e zemrës së tyre

dhe gjejnë mangësitë e tyre, kanë shpresa më të shumta ndreqjeje, nga ata që mund të numë- rojnë yjet e qiejve. Por edhe njerëzit shpresëtarë, që shikojnë ëndrra, shfaqje engjëjsh, Shën Marinë, Krishtin, duke besuar në ëndrra, janë më të vegjël se ata që besojnë në Krishtin. Se- pse Zoti ia vërteton Thomait: “Lum ata që nuk panë dhe besuan”. Pesë shqisat janë dyer të varfra, që, nëpërmjet tyre, të arrijë të ngopet shpirti i madh i njeriut. Kemi nevojë për frymë- zimin që lartazi të ndriçimit të besës. ”Lum ata që nuk panë dhe besuan”.

* * *

Pas tetë ditësh Krishti hyri përsëri në hierore, në të njëjtën mënyrë. Pasi hyri brenda, ftoi Thomanë që ta prekë. Dhe Thomai thirri: “Zoti im dhe Perëndia im!” Por Krishti menjëherë lumuroi ata që s’kanë parë dhe besojnë. Mjerë nëse shikimi dhe prekja do të ishte rruga e vetme që të arrijmë tek e vërteta dhe Krishti.

Sigurisht, edhe ato përbejnë një metodë kërkimi të së vërtetës. Krishti dhe Kisha e Tij nuk i hedhin poshtë këto, përderisa edhe vetë Krishti pranoi ta shohë dhe ta prekë Thomai.

Por nuk është gjithmonë e mundur dhe e sigurt metoda e të parit. Prekim çfarë shikojmë. Ekzistojnë edhe aq gjëra të tjera, të cilat nuk i shikojmë dhe nuk i prekim. Edhe në ambientin përreth, pranojmë teorema dhe doktrina, pa mundur t’i vërtetojmë. Perëndia, përjetësia, shpirti ynë, janë jashtë kontrollit të shqisave tona.

Shenjtorët ecën dhe ecin nëpërmjet besës. “Thurën gojë luanësh, ngjallën të vdekur, bënë çudira dhe shenja me të cilat ndry- shuan botën.” Shenjtori është një realitet i padyshueshëm. Besa e drejton njeriun përtej së natyrshmes, në të mbinatyrshmen. Atje e fiton plotësisht njeriu, të vërtetën dhe Krishtin. Atje aktivizohet e gjithë ekzistenca jonë. Në këtë realitet synojnë edhe vargjet e poetit të krishterë, Jorgo Dhrosinit:

Nuk është besim kur pret në mbrëmje të shfaqen yje dhe me këngën e këndesit agimi i kuqërremtë të arrijë. Sado e palogjikshme dhe e rreme në mendjen tënde, besimi pret diellin në mesnatë dhe dritën e yjeve në mesditë.

Prandaj, le të lusim Krishtin, si Apostujt, të na e shtojë besën, për të kuptuar plotësisht fjalët e tij: “Lum ata që nukpanë dhe besuan”.