EmailFacebookKontakt

Pashka në Durrës

Java e Madhe dhe e Shenjtë, që kulmoi me Ngjalljen e Zotit u krem- tua madhërishëm edhe në qytetin e Durrësit. Kisha ishte e mbushur plot gjatë gjithë ditëve, duke nisur që nga e Shtuna e Llazarit dhe e Diela e Dafinave.

“Shumë vetë, para dhe pas Krishtit, janë kryqëzuar, por kry- qëzimi i Krishtit ka dy veçanti. Cilat janë këto? Veçantia e parë është se Krishti u kryqëzua me dashjen e Tij. Dëshiroi, pa u kryqëzua. Ve- çantia e dytë është se ky ishte kry- qëzimi i një personi të pafajshëm. I vetmi i pamëkatshëm ishte Zoti Jisu Krisht. Pra, u flijua i Pamëkatshmi me dashje. Krishti pagoi çlirimin tonë me gjakun e Tij, me dëshirën e Tij. Ai është gati të na falë gjith- çka. Këto ditë kujtojmë me mirë- njohje e falënderim mirëbërjen e Tij”, – tha në predikimin e tij Hirësi Nikolla, të Enjten e Madhe, në Shërbesën e 12 Ungjijve.

Që herët në mëngjesin e ditës së premte gratë shpresëtare dhe të rinjtë e kishës zbukuruan me lule shumëngjyrëshe Epitafin. Pasi u krye Shërbesa e Orëve, e zbritjes së Krishtit nga Kryqi dhe varrimi i Tij, besimtarët filluan të kalojnë nën Epitaf me shpresë e besim. Kështu vazhdoi gjatë gjithë ditës. Pasdite litania e Epitafit në qytet u shoqërua

nga banda frymore nën tingujt e stancave të vajtimeve.

Të Shtunën e Madhe në mbrë- mje u krye Shërbesa e Ngjalljes dhe Liturgjia Hyjnore. Kur u psal “Ejani merrni dritë nga drita që s’perë- ndon…” besimtarët rendën të merr- nin Flakën e Shenjtë, të cilën e çuan në shtëpitë e tyre për mbarësi e be- kim. Në momentin e shpalljes së

Lajmit të Mirë të Ngjalljes së Krishtit në podiumin e improvizuar përballë kishës, kambanat dhe fishekzjarrët hareshëm lajmëruan “KRISHTI U NGJALL”.

Të dielën në mëngjes nga ora 1000-1300 u krye pritja e përvitshme e autoriteteve lokale e fetare të qy- tetit, e dhuruesve të ndryshëm, e përfaqësuesve të partive politike, organizatave dhe shoqatave jo- qeveritare. Erdhën për të uruar në kishën tonë Kryetari i Bashkisë z. Vangjush Dako, Ministri i Drejtësisë z. Eduart Halimi, drejtori i Postës Kombëtare z. Arqile Goreja, krye- tari i Këshillit të Qarkut, prefekti, deputetë të qytetit etj.

Gjithashtu, me rastin e Pashkë- ve u ndanë për familjet e të varfër- ve 80 pako me ushqime, të përgati- tura me fondet e mbledhura nga besimtarët.

Theano Kostoli