Tiranë
Pjesëmarrje masive e besimtarëve
në të gjitha shërbesat e Javës së Madhe
Çdo ditë e Javës së Madhe është një përjetim më vete, duke nisur me një nga shërbesat krye- sore, atë të Dhëndrit. Këto shër- besa në Tiranë u kryesuan nga Episkopi i Krujës, Hirësia e Tij Andoni edhe Episkopi i Bylisit, Hirësia e Tij Asti, të ndihmuar nga klerikët e Kryepiskopatës së Shenjtë. Për besimtarët e shumtë u përcollën mesazhe shpirtërore të lidhura me ditët e veçanta.
E Mërkura e Madhe është një nga momentet më të spikatura të Javës së Madhe. Qindra e Qindra besimtarë u mblodhën në Kate- dralen “Ngjallja e Krishtit” në Misterin e Efqelisë, që u kryesua nga Hirësia e Tij Asti.
Ndërsa e Enjtja e Madhe i ftoi besimtarët të dëgjojnë me vëme- ndje leximin e 12 Ungjijve, një ditë kjo e mbushur me ngjarje të mëdha dhe mesazhe të shumta të lidhura më mësimet dhe pësimet e Zotit Krisht.
Sivjet na bëri të denjë Perëndia të kremtonim Pashkën në Kishën e Re Katedrale “Ngjallja e Krishtit”. Të Premten e Madhe, mijëra e mijëra besimtarë dhe qytetarë të kryeqytetit pritën me lutje daljen e Epitafit, i cili vazhdoi, me në krye bandën muzikore të Tiranës, në rrugën në krah të parkut “Rinia”, në bulevardin “Dëshmorët e Ko-
mbit” dhe u kthye nga rruga prapa Bankës së Shtetit.
Të Shtunën besimtarët kishin edhe një gëzim tjetër shumë të madh, përveç festës. Shërbesat u drejtuan përsëri nga Kryepiskopi Anastas, i cili kishte munguar për arsye shëndetësore, tashmë plotë- sisht të kapërcyera. Katedralja gjigante dukej e vogël për të nxënë aq shumë besimtarë.
Mesazhin drejtuar klerit dhe popullit shpresëtar orthodhoks,
Kryepiskopi Anastas e tha në tribu- nën e ngritur përpara derës së hyr- jes. Oborri i Kishës, rruga përpara saj madje, deri te parku “Rinia” dhe te Banka e Shtetit ishte mbushur plot me njerëz. Dhe të gjithë nde- zën llambadhet, duke çuar në shtëpitë e tyre bekimin e kësaj nate shpëtimtare për tërë njerëzimin, të Ngjalljes së Zotit tonë Jisu Krisht.
Të Dielën, Kisha e re Katedrale “Ngjallja e Krishtit” kishte përsëri
vizitorë të shumtë: besimtarë që ndiznin qirinj dhe më pas luteshin. Kjo lëvizje e njerëzve në kishë vazhdoi gjatë gjithë ditës, deri në mbrëmje, në orën 18.00, kur u krye Mbrëmësorja e Dashurisë, ku Un- gjilli i së kremtes lexohet në shumë gjuhë, siç thotë vargu ungjillor: “^shkoni përhapni lajmin e mirë në të gjithë kombet”. E shumtë ishte edhe pjesëmarrja e fëmijëve, të cilët morën vezën e Pashkës nga dora e Kryepiskopit.