TOLERANCA DHEIDEOLOGJITË FETARE
…Parimi kryesor i funksionimit të besimit të krishterë orthodhoks është i mbështetur mbi dashurinë. Përjetimi i dashurisë zhvillohet në dy linja paralele të cilat nuk mund të ekzistojnë në mungesë të njëra- tjetrës. E para është dashuria për Perëndinë dhe e dyta është dashu- ria për të afermin (njeriun). Kuptimi dhe përpjekja individuale e çdo besimtari drejt kësaj dashurie të përsosur nxjerr jashtë çdo lloj frike dhe të mbush me shpresë (I Jn. 4:18) duke dhënë orientim në udhëkryqet më të vështira të jetës.
Kisha jonë pa ndërprerje dhe me lavdërim përsërit që “Zotit i përket toka dhe të gjitha gjërat që janë mbi të, bota dhe banorët e saj” (Ps. 24:1). Nëpër shekuj gjatë Liturgjisë Hyjnore jemi lutur “Për paqen e gjithë botës” duke e thënë menjë- herë pas shenjtërimit të të Shenjta- ve, ‘Ta ofrojmë këtë si adhurim shpirtëror për të gjithë botën’(Shën Joan Gojarti).
Bashkëbisedimi dhe komunikimi me ndjekësit e feve të tjera bëhet më i lehtë kur ne pranojmë tjetrin si vëllain dhe motrën tonë, duke re- spektuar lirinë, sidomos lirinë e ndërgjegjes së tyre. Ne i pranojmë ata siç janë, me dashuri të sinqertë, duke i ndarë së bashku eksperien- cat e tyre fetare, që kanë qenë më të rëndësishmet në kërkimet tona për kuptimin e jetës dhe vdekjes dhe në dëshirën tonë për Absoluten…
Zhvillimi i tolerancës fetare nuk imponon marrëveshje të përbashkë- ta, por respektimin e lirisë fetare dhe të së drejtës së çdo njeriu të zgjedhë vizionin dhe rrugën që ai bindet të ndjekë në afrimin e tij me Hyjninë.
Përgatitja e duhur e feve të nje- rëzimit për zbutjen dhe kapërcimin e fenomeneve të sëmura të fanatiz- mit dhe të zemërngushtësisë fetare është kultivimi i frymës së toleran- cës dhe të dialogut paqësor i cili zvogëlon largësitë, krijon predispo- zitat për respekt reciprok dhe për bashkekzistencë paqësore ndërmjet popujve. Bashkekzistencën paqë- sore na e imponon fryma ekume- nike, e cila për të krishterët përbën esencën e dashurisë evangjelistike e cila vazhdon të zhvillohet me gji- thë vështirësitë që ekzistojnë sot. Kjo është një botë në të cilën duhet të marrin pjesë shoqëritë e të gjithë popujve dhe të të gjitha feve.
Harmonia dhe toleranca fetare mund të vihet re shumë lehtësisht tek ne në Shqipëri. Toleranca në besim është një vlerë që ne e ruaj- tëm gjatë shekujve, duke u qëndruar sulmeve të shumta përçarëse.
Shqiptarët erdhën ndër shekuj si popull plurikonfesional, ku feja e mëparshme qëndronte në një kohë që një fe tjetër e re hynte, dhe kë- shtu deri në ditët e sotme. Shqipta- rët kanë ruajtur një traditë të bukur urimi të festave të besimtarëve të përkatësisë tjetër fetare. Kështu të krishterët bëjnë vizita për t’i uruar Bajramin myslimanëve dhe ana- sjelltas, myslimanët i urojnë të kri- shterëve Pashkën, Krishtlindjet etj.
Mishërimi i kësaj tolerance (nuk kishte se si të ndodhte ndryshe) duket dhe në të gjitha fushat e jetës dhe të veprës së Kishës. Perëndia deshi dhe na dha bekimin e madh që në krye të Kishës sonë të kemi një nga figurat më të spikatura të shprehjes së dashurisë së krishterë,
Fortlumturinë e Tij Anastasin. Gjatë të gjitha krizave që ka kaluar vendi Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka zhvilluar një veprim- tari të gjerë sociale dhe humanitare, duke i ndihmuar dhe iu qëndruar pranë njerëzve me dashuri dhe pa kurrfarë dallimi…
…Më 18 mars të vitit 2005 kre- rët fetarë të të katër komuniteteve tradicionale në vend ranë dakord të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët mbi bashkëpunimin moral, ku ndërmjet të tjerave thuhet: Ne jemi të vetëdijshëm dhe pranoj- më që komunitetet tona fetare janë të ndryshëm. Në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshëm që traditat tona fetare dhe shpirtërore kanë shumë vlera të përbashkëta, te cilat mund të shërbejnë si bazë e respektit re- ciprok, bashkëpunimit dhe bashkek- sistencës në të gjithë Shqipërinë.
Një shembull tjetër që ia vlen të theksohet është dhe komunikimi ndërmjet shkollave të ndryshme fetare, në mënyrë që të njohim njëri-tjetrin më nga afër dhe në mënyrë më objektive. Kështu, në shkollën tonë teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Shën Vlash të Durrësit, vijnë dhe prezantojnë besimin e tyre përfaqësues të lartë të arsimit mysliman. Në të njëjtën kohë, pedagogë të shkollës sonë bëjnë orë të lira në lëndë të ndryshme mësimi në seminarin ndërpapnor në Shko- dër, si dhe anasjelltas. Njëkohësisht, një prift domenikan vjen çdo vit për të prezantuar teologjinë katolike në Akademinë tonë.
Pra, nuk është thjesht një ba- shkëjetesë e shtrënguar, por më te- për se kaq. Është një respektim i
besimit të njëri-tjetrit me vetëdije të plotë.
Fatmirësisht kjo traditë e her- shme shqiptare është sot në harmo- ni të plotë me standardet demokratike perëndimore të lirisë së besimit të gjithkujt e të respektit ndaj besimit të tjetrit, veçanërisht e spikatur në një demokraci të avancuar, multietnike e plurikonfesionale.
Prandaj në kohën tonë, ku kër- kesa për paqe dhe bashkekzistencë në botë, liri dhe drejtësi është e imponuar, është e rëndësishme që fetë të gjenden në një komunikim mbarëbotëror ndërmjet tyre dhe të këmbejnë mendime së bashku për rryma të ndryshme të mendimit të të gjithë globit. Komunikimi do të na japë më shumë dije dhe mirë- kuptim dhe do të na bëjë të hapim më shumë zemrat tona.
Vlash Plepi