EmailFacebookKontakt

E Diela e Tretë e Kreshmës së Madhe i kushtohet Nderimit të Kryqit

E Diela e Tretë e Kreshmës së Madhe i kushtohet Nderimit të Kryqit. Kryqi qëndron në mes të Kishës jo thjesht vetëm për t’i kujtuar njerëzit për shpëtimin e bërë nga Krishti dhe për të mbajtur parasysh qëllimin e përpjekjeve të tyre, por gjithashtu edhe për ta nderuar, si realitetin me anë të cilit njeriu mund të rrojë dhe të shpëtohet. “Ai që nuk e merr kryqin e tij dhe nuk vjen pas meje nuk është i denjë për mua” (Matheu 10:38). Sepse në Kryqin e Krishtit të Kryqëzuar qëndrojnë “fuqia e Perëndisë dhe dituria e Pe- rëndisë” për ata që janë shpëtuar (I Korinthianët 1:24).