K
rahina e Devollit në Korçë njihet për fushat e saj pjellore, malet, kodrat dhe kullotat e pasura, por edhe për njerëzit punëtorë e të kulturuar, që dinë të falënderojnë Zotin për këto dhurata të çmuara dhe t’i lutenAtij që tëbekojë punën, djersën dhe mendjen e tyre për ditë më të mira dhe me më shumë be- gati për familjet e tyre dhe për të gjithë vendin.
Një rol të rëndësishëm në këtë kulturë ka luajtur feja dhe objektet e kultit, por ashtu sikurse ndodhi në regjimin ateist të së kaluarës, vala shkatërruese kundra fesë preku edhe kishat e Devollit të cilave iu vu kazma nga themelet dhe ato të pakta që shpëtuan u kthyen në depo, stalla e kinema.
Në kushtet e reja të lirisë fetare filloi restaurimi i kishave të mbetu- ra pa u shkatërruar tërësisht, duke iu dhënë atyre një pamje më madhë- shtore se dikur, por edhe ngritja e shumë kishave të reja, duke plotësu- ar në këtë mënyrë nevojat e besim- tarëve orthodhoksë të kësaj zone.
Në katundin Hoçisht, me inicia- tivën e Mitropolisë së Korçës dhe pjesëmarrjen aktive të banorëve të fshatit u rindërtua kisha e Shën Nikollës (Shën-Kollit), një kate-
drale e vërtetë me gurë të gdhendur që të kujton kishën madhështore të Shën Gjergjit të Korçës, e cila u shkatërrua nga regjimi komunist megjithëse kishte vlera të mëdha monumentale dhe historike. Po të vazhdojmë me fshatin Hoçisht, duhet të përmendim kishën çudi- bërëse të Mjekëve Shenjtorë Koz- ma e Damian, e restauruar tërë- sisht dhe e pajisur më së miri me ambientet e ndenjes që mbushen gjatë gjithë periudhës së vitit nga mijëra vizitorë të të gjitha besimeve që vijnë aty nga e gjithë Shqipëria për të gjetur shërim.
Po në këtë fshat janë ndërtuar mbi themelet e kishave të vjetra ki- sha e re e Shën Joan Pagëzorit (Shën- Jovanit), kisha e Shën Kostandinit dhe Shën Elenës, kisha e Shën e Dielës, si dhe parakliset e Shën Thanasit dhe Shën e Premtes.
Sipas traditës në ditë të caktua- ra të vitit zhvillohen edhe panaire, si ai i datës 6 dhjetor në ditën e kremtimit të Shën Nikollës dhe pa- nairet e datave 1 korrik dhe 1 nën- tor, në ditën e kremtimit të Shën Kozmait dhe Shën Damianit në Satrivaç (kështu njihet emri i kishës së këtyre mjekëve shenjtorë), ku mblidhen njerëz nga e gjithë Shqipë-
ria për të kaluar natën në të gdhirë të kësaj feste në sheshin e madh të kësaj kishe.
Në katundin Ziçisht është re- stauruar tërësisht kisha e Fjetjes së Hyjlindëses, e cila daton që nga viti 1850. Më 15 gusht të çdo viti në këtë kishë zhvillohet panairi i zakonshëm i zonës. Po gjithashtu janë restauruar kisha e Shën Ko- llit, kisha e Shën Thanasit dhe kisha e Shën Gjergjit dhe është ndër- tuar një paraklis për të përkujtuar profitin Ilia.
Në katundin Poloskë me kuj- desin e Mitropolisë, Korçë, është ndërtuar kisha e re e Shën Theo- dhorit. Në ditën e përkujtimit të këtij shenjti, sipas zakonit besimtarët marrin Kungatën e Shenjtë pasi ka- në kryer agripni (falje gjatë natës), për të kujtuar “mrekullinë e grurit”.
Në katundin Grapsh është në për- fundim e sipër kisha e Shën Gjergjit, që lutet nga besimtarët e zonës. Për të kujtuar këtë shenjt është ndër- tuar e re edhe një kishë e vogël ma- jë malit. Kjo kishë vizitohet shpesh nga alpinistët dhe ekskursionistët, sepse ndodhet në një vend karakte- ristik përballë “Gurit të cjapit”, një gur mali me emrin e formës me të cilën përmendet.
Në të dalë të Grapshit, pothuajse 1 km në rrugën që shkon për në Babisht ndodhet një kishë e vjetër, e ndërtuar në vitin 1850, që mban emrin e Shën Petrit. Kjo kishë është e restauruar plotësisht dhe mban këtë emër, sepse mendohet që Shën Petri të ketë lëvizur në këto anë për të përhapur Krishtë- rimin. Për nder të Shën Petrit dhe Shën Pavlit zhvillohet një panair më datën 29 qershor.
Në katundin Gjyrez mbi the- melet ekzistuese të kishës së vjetër është ndërtuar kisha e re e Shën Kollit. Përballë këtij fshati mbi një kodër të bukur dhe të pyllëzuar ndodhet kisha e Shën Thanasit. Edhe kodra njihet me të njëjtin emër dhe sipas një zakoni të her- shëm më 17 gusht të çdo viti zhvi- llohet në këtë vend një panair për nder të shenjtit.
Bradvica, vend i bukur dhe piktoresk me natyrë çlodhëse dhe burime uji të freskët, mes malesh dhe gjelbërimit, ku njeriu mund të thithë ajër të pastër, të çlodhë me- ndjen dhe të shkarkojë stresin. Janë këto karakteristika të rralla që tërheqin ekskursionistët dhe amato- rët e malit, por ajo që tërheq më (vijon në faqen 10)
(vijon nga faqja 9) shumë vizitorë në këtë vend është kisha e Shën Kostandinit dhe Shën Elenës. Kjo kishe e djegur në vitin 1962 është rindërtuar pas trazirave të vitit 1997 me iniciativën e Mitro- polisë, Korçë dhe kontributin e Imzot Joanit. Pranë saj është ndër- tuar një godine dykatëshe, që u vjen në ndihmë atyre që duan të falen, të çlodhen dhe të pushojnë më gjatë në këtë ambient të mre- kullueshëm duke qenë më afër Zotit dhe më larg rutinës dhe shqe- tësimeve të jetës së zakonshme. Panairi që zhvillohet për nder të shenjtorëve të kësaj kishe më 3 qershor të çdo viti tërheq shumë besimtarë.
Duke pasur për qëllim që të ja- pim vetëm një panoramë të për- gjithshme, pa hyrë në hollësitë dhe karakteristikat e secilës kishë, për-
mendim katundin Vërnik ku janë restauruar kisha e Shën Gjergjit, kisha e Shën Nestorit që ndodhet 1 km larg fshatit dhe është ndërtuar kisha e re e Shën Petrit në varre- zat e fshatit.
Në katundin Progër është ndër- tuar në vendin e kishës së vjetër, kisha e Fjetjes së Shën Mërisë e cila u prish tërësisht në periudhën e persekutimit fetar.
Katundi Dardhë, i njohur për turizmin malor, i mbuluar me dëborë gjatë dimrit dhe i freskët gjatë ve- rës së nxehtë, ka tri kisha. Kisha e Shën Kollit ka shërbyer në kohën e diktaturës si aneks i kampit të pu- shimit të punëtorëve. Sot ajo është restauruar tërësisht së bashku edhe me kishën e Shën Thanasit dhe Shën Petrit që ia kanë shtuar edhe me shumë vlerat këtij fshati turistik. Panairi i Shën Kollit që zhvillohet
me 16 gusht sjell në këtë fshat shu- më vizitorë.
Pak më tutje nga katundi Dar- dhë ndodhet fshati kufitar Qytezë. kisha e Shën Kollit e këtij fshati mban datën 1800. Kjo kishë që u keqpërdor si depo në kohën e dik- taturës, falë Zotit shpëtoi pa u pri- shur tërësisht dhe u rikonstruktua edhe me ndihmën e qytezarëve amerikanë të diasporës, kurse ki- sha e Shën Thanasit, e prishur tërë- sisht, u ngrit mbi themelet e kishës së vjetër. Panairi për nder të këtij shenjti zhvillohet më 7 maj.
Qyteti i Bilishtit është qendra e krahinës së Devollit. Në këtë qytet janë ngritur tri kisha të reja. Kisha e Shën e Premtes në qendër, kisha e Shën Kristoforit në periferi dhe kisha e Shën Petrit në varrezat e qytetit.
Së fundi le të qëndrojmë në fsha- tin kufitar Kapshticë, ku majë një kodre, në vendin ekzistues të kishës së vjetër është ndërtuar kisha e re e Shën Dhimitrit. Fakti që banorët e këtij fshati të fesë myslimane kujdesen për këtë kishë, ka një domethënie të madhe, dhe ky nuk është rasti i vetëm që ndodh kështu, por është shembulli më i mirë i harmonisë fetare që vazhdon të kultivohet në vendin tonë.
Meqenëse jemi në periudhën e Pashkës le të dëgjohet jehona e kambanave të kishave anembanë Shqipërisë dhe në të gjithë botën, për Ngjalljen e Krishtit si një lajm i mirë që sjell paqe, dashuri dhe mirësi ndërmjet njerëzve.
Në këtë artikull treguam shkur- timisht se çfarë arritjesh ka Kisha jonë Orthodhokse në një krahinë të dioqezës së Korçës, por po t’iu re- ferohemi arritjeve madhështore të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në këtë dioqezë dhe në gjithë Shqipërinë dy dekadat e fundit, një periudhë shumë e shkur- tër që tejkalon shekujt, nuk mund të mbetemi pa shprehur admirimin e madh për Kryepiskopin Anastas si dhuratën më të mirë që na dërgoi Perëndia, dhe falënderimin për Mi- tropolitin tonë Joan dhe kontributin e madh të dhënë në dobi të Kishës sonë.
Grigor Mulla