EmailFacebookKontakt

Tropari i Kasianisë – teksti

O
Zot, gruaja që ra në shumë mëkate, duke njohur
Hyjninë tënde, merr detyrën e mirosjellëses e duke
vajtuar, të sjell miro para varrimit. Dhe thotë:
E mjeraunë, se jetoj në një natë të errët e të pahënë, në
dashuri mëkati që si zekth më shtyn në ndyrësi.
Po Ti që ngre lart ujin e detit dhe e kthen në re,
Prano burimet e lotëve të mi.
Përkulu para rënkimeve të zemrës sime,
Ti që përkule qiejt me zbritjen tënde të patreguar.
Do të puth këmbët e tua të kulluara dhe do t’i fshij me
gërshetat e kokës sime.
Trokëllimën e këtyre, kur e dëgjoi në mbrëmje Eva në
parajsë t’i oshtijë në vesh, nga frika u fsheh.
Mëkatet e mia të shumta, por edhe thellësinë e pafund
të gjykimeve të tua, kush do t’i gjurmojë, o Shpëtimtari
im shpirtshërbyes? Mos e hiq vështrimin tënd prej meje
shërbëtores sate, Ti që ke mëshirë të pamatur.