EmailFacebookKontakt

Zgjidhet dhe fronëzohet Patriarku i ri i Bullgarisë – Primati i ri është Neofiti

Zgjidhet dhe fronëzohet Patriarku i ri i Bullgarisë

Primati i ri është Neofiti

Më 24 shkurt, Këshilli Kishtar zgjodhi si Patriark të ri të Kishës Orthodhokse Bullgare Mitropolitin Neofit të Ruse. Më pas, i sho- qëruar nga anëtarët e Sinodit të Shenjtë dhe nga kambanat e kishave të Sofjes, Primati i ri shkoi me litani në Sallën e Sinodit, në Katedralen Patriarkale “Shën Aleksandër Nevskij”. Aty ai u prit edhe nga përfaqësuesit e kishave të tjera orthodhokse. Kisha jonë përfaqësohej nga Mitropoliti i Beratit Ignati.

Fortlumturia e Tij Neofiti, Simeon Nikolov Dimitrov, lindi në Sofje në vitin 1945. Aty kreu Seminarin dhe më pas Akademinë Teologjike e studime të tjera. Filloi jetën murgërore në vitin 1975, i dorëzuar nga Patriarku i ndjerë Maksim. Në vitin 1976 u dorëzua prift dhe më 1977 u bë arkimandrit.

Në fillim të viteve ‘80 ishte protosingjel i Mitropolisë së Sofjes, në vitin 1985 u bë episkop ndihmës. Në vitin 1989 u caktua rektor i Akademisë Teologjike të kryeqytetit.

Për një periudhë ishte edhe kryesekretar i Sinodit të Shenjtë. Në vitin 2001 mori titullin e Mitropolitit të Ruse.

Neofiti është Patriarku i tretë i Kishës Or-

thodhokse Bullgare, që nga viti 1953, kur mori këtë titull nga Patriarkana e Konstandi- nopojës. Ai pasoi Patriarkun Maksim, i cili fjeti në nëntor 2012.