Ferma e Rrushkullit – shembull se si mund të pakësohen shpenzimet
dhe të sigurohen të ardhura
Në zonën e fshatit Rrushkull, pranë lumit Erzen, në afërsi të bregdetit Adriatik, Kisha Ortho- dhokse Autoqefale e Shqipërisë disponon një sipërfaqe toke prej 4 ha. Kryepiskopi Anastas, duke parë punën e mirë me pemët de- korative dhe frutore, në Manastirin e Hirshëm të “Shën Vlashit”, Du- rrës, në fund të vitit 2005 hodhi idenë e ndërtimit të një ferme të vogël në Rrushkull, për të ndihmuar për furnizimin me produkte bujqë- sore dhe blegtorale Shtëpinë Or- thodhokse të Fëmijëve “Shpresa” dhe studentët e Akademisë Teo- logjike “Ngjallja e Krishtit”.
Puna nisi duke hartuar preven- tivat, për blegtori, bletari, vreshtari, pemë frutore dhe kultura bujqë- sore. Fillimisht u morën masat tekniko-organizative për sistemi- min dhe kanalizimin e sipërfaqes, si dhe tregues të tjerë.
Për blegtorinë: u ndërtuan një stallë lopësh dhe derrash, hangari i barit, si dhe u mor me qira tokë (arë) e konsiderueshme, e cila u mboll me foragjere për plotësimin e nevojave të saj me bazë ushqimore. Sot, pas 7 vjetësh, ka 7 krerë lopë qumështi dhe 4 mëshqerra remonti. Me shti- min e prodhimit të qumështit u miratua dhe u ndërtua një baxho e vogël për përpunim e tij. Gjithashtu, sot kemi 50 krerë gica dhe derra.
Në pemëtari: u mbollën 600 rrënjë mollë, 40 rrënjë kivi, 150 rrënjë qershi, 30 rrënjë pjeshkë. Në sasira të vogla u mbollën edhe hurma, shegë, kajsi, fiq, kumbulla, bajame, agrume etj.
Në bletari u krijua një park ble- tësh me 10 koshere dhe sot dispo- nojmë 40 të tilla.
Ka pasur tentativa nga keqbë- rës të ndryshëm për dëmtimin e fermës, e për këtë arsye u vendos në ruajtje të saj polici private, e cila çdo vit rëndon koston e pro- dhimeve. Kjo gjë krijoi edhe skep- ticizëm për mundësinë e vazhdimit me sukses të saj, por stafi nuk u tërhoq para problemeve.
Me kalimin e viteve dhe me ri- organizimin e fermës prodhimet u shtuan, duke rritur në mënyrë të ndjeshme të ardhurat. Tashmë të ardhurat dhe shpenzimet janë pothuaj të barabarta dhe për vitet në vazhdim mendojmë të rrisim krerët e lopëve, që do bëjë të mu- ndur shtimin e të ardhurave.
Aktualisht nga ferma furnizohet në mënyrë të vazhdueshme me prodhime cilësore dhe bio Shtëpia e Fëmijëve “Shpresa”dhe mensa e studentëve të Akademisë Teolo- gjike, me prodhime blegtorale si qumësht, djathë, gjalpë, mish gici e viçi. Me fruta, mollë, dardhë, kivi, qershi, kajsi, nektarina etj. Me
perime të ndryshme dhe me mjaltë kurativ nga pylli i Rrushkullit. Pjesërisht furnizohet edhe Liceu Kishtar “Kryqi i Nderuar”, Sukth.
Krahas furnizimeve, kjo fermë ka ndihmuar nëpërmjet punësimit disa familje të zonës, duke zbutur disi dhe një problem social të kohës.
Me bekimet që na jep Perë- ndia, me mbështetjen e ideatorit, Kryepiskopit Anastas, si dhe me ndihmesën e pakursyer të Hirësi Nikollës, shpresojmë që në të ardhmen kjo fermë të arrijë re- zultate edhe më të mira.
Mihal Davidhi