EmailFacebookKontakt

Vajtimi, sipas Perëndisë

Vajtimi, sipas Perëndisë, është
trishtimi i shpirtit dhe prirja e një
zemre të pikëlluar, e cila gjithmonë
e kërkon marrëzisht atë për të cilën
ka etje…
Vajtimi është një mamuze e artë
në një shpirt, i cili është i zhveshur
nga të gjitha lidhjet dhe pengesat…
Mbaje fort pikëllim-gëzimin e
bekuar të vajtimit të shenjtë dhe mos
pusho së punuari në atë derisa të të
ngrejë lart mbi gjithçka të kësaj bote
dhe të të paraqesë të pastër te
Krishti.
Fryti i vajtimit të sëmurë është
lavdia e kotë dhe vetëvlerësimi, por
fryti i vajtimit të bekuar është
ngushëllimi.
Ai që është veshur me vajtimin e
bekuar dhe hirdhënës… e njeh
qeshjen shpirtërore të shpirtit.
Miqtë e mi, Perëndia nuk kërkon
dhe as dëshiron që njeriu të vajtojë
nga pikëllimi i zemrës, por do që ai
nga dashuria për Atë të gëzohet me
qeshjen shpirtërore.
Kur shikoj natyrën aktuale të
keqardhjes, habitem se si ajo që
është quajtur vajtim dhe pikëllim

përmban gëzim dhe ngazëllim brenda saj, si mjalti në huallin e
bletës.
(Shkalla e Ngjitjes Hyjnore, Shkalla 7)