EmailFacebookKontakt

Ata qëpunuan për Kishën tonë – Atë Ikonom Milo Tole Gjidede

Ata qëpunuan për Kishën tonë
Atë Ikonom Milo Tole Gjidede
Lindi dhe banoi në fshatin Ilias, të krahinës së
Himarës. Shkollën teologjike “Ierondhidhaskalion”
e kreu në Janinë, në vitet 1905-1910. Mbas diplo-
mimitjepte mësime për besimin orthodhoks dhe për
disa vite punoi mësues filloreje në Greqi.
Dëshira e tij e zjarrtë ishte të kthehej sa më parë
në vendlindje, për të vazhduar misionin për të cilin
studioi me përkushtim. Kjo u realizua në vitin 1918,
kur dorëzohet prift dhe caktohet në fshatin e tij.
Historikun e besimit dhe teologjinë e krishterë
atë Milua i njihte mjaft mirë. Predikimin fetar e bënte
kryesisht në tri kishat e fshatit: “Shën Nikolla”,
“Shën Joani” dhe “Shën Athanasi”.
Nëpërmjet predikimit të Ungjillit të Shenjtë
synonte që besimtarët t’i bindtte mbi të vërtetat e
Perëndisë. Kjo nuk mund që të realizohet për një
kohë të shkurtër, mbasi kërkon: sqarim, reflektim,

sakrificë dhe sinqeritet. Durim e shpresë arsyetonte
ai, e vërteta është bijë e kohës.
Kur ndodhte që në fshat të kishte grindje, mëri,
keqkuptime Ikonom Milua bashkëfshatarëve të tij u
lexonte ato pjesë nga Ungjilli ku predikohet mirë-
kuptim, falje, mëshirë.
Deri në vitin 1951 kur atë Milua ndërroi jetë, në
krahinën e Himarës besimtarëve u shërbenin dhjetë
priftërinj.
Ikonom Milua besonte se feja kristiane ka në
themel tolerancën qytetare që shoqërinë njerëzore e
çon drejt një besimi real, demokratik e të lirë.
Ikonom Milua Litrugjinë e përfundonte me thë-
nien: “Shpëtona, o Zot nga uria, sëmundja dhe lufta”.
Ja pse përvoja e mirë e pararendësve të besimit
fetar duhet kujtuar e vlerësuar mbasi i shërben së
tashmes dhe së ardhmes së shoqërisë.