EmailFacebookKontakt

A është jashtë mode martesa?!

Përqindja e divorcit në Shqipëri është më shumë se dyfishuar në këta 20 vjetët e fundit dhe të rinjtë shpesh zgjedhin të bashkëjetojnë në vend që të martohen. Shumë gjëra në media dhe në filma nxisin të besojmë se martesa është një institucion jashtë mode, e detyruar vetëm nga besimi fetar dhe kultura tradicionale. Para nesh shtrihen zgjedhje të rëndësishme në lidhje me të ardhmen e strukturës së familjes dhe shoqë- risë. Ndërsa shkojmë drejt së ardhmes është e rëndësishme të bëjmë zgjedhje të mençura. Lum- turia e kësaj gjenerate, e fëmijëve tanë dhe madje edhe e nipërve/mbesave, varet nga zgjedh- jet e marrëdhënieve që ne ndërmarrim.

Nga Bibla dhe Tradita e shenjtë e Kishës sonë kemi udhëzime të qarta për zgjedhje të duhura. E dimë se Perëndia që na krijoi tha se nuk është mirë që njeriu të jetë i vetëm në kopshtin e Edenit. Perëndia krijoi Evën dhe ia solli Adamit si plotësim. Shkrimi na tregon se Perëndia i krijoi qeniet njerëzore mashkull dhe femër në imazhin e Tij. Si mashkull dhe femër të krijuar në imazhin e Perëndisë burri dhe gruaja plotësojnë njëri-tjetrin. Prandaj dhe Shkrimi thotë: “Për këtë arsye njeriu do të braktisë baba- në dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm” (Zanafilla 2:24). Përgjatë historisë së krishterimit, Kisha ka pohuar mirësinë e krijimit të Perëndisë në mirësinë e martesës.

Në 50 vjetët e fundit Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore kanë eksperimentuar me alternativa të martesës, të cilën Perëndia e krijoi si përkushtim për gjithë jetën të burrit dhe gruas ndaj njëri-tjetrit. Në shumë vende për- qindjete divorcitjanë rritur rreth 50%. Segmente të shoqërisë në mënyrë të ndjeshme kanë hequr dorë nga ideja e martesës dhe kanë praktikuar si alternativë bashkëjetesën ose prindërimin me një prind të vetëm. Me kalimin e kohës ka qenë e mundur që këto alternativa të studiohen dhe krahasohen me martesën.

Rezultatet e këtyre studimeve janë të qarta. Ato kanë habitur shumë prej shkencëtarëve, por nuk janë habi për ata që e dinë se martesa është dhuratë e mirë e dhënë nga Perëndia dhe që Ai e krijoi burrin dhe gruan në mënyrë të veçantë për martesë, që ishte mënyra përmes së cilës ata do të përjetonin veprën transformuese të Perëndisë.

Shumë studime shkencore tregojnë se njerë- zit e martuar janë më të lumtur se beqarët ose se ata që jetojnë së bashku pa u martuar. Njerë- zit e martuar gëzojnë shëndet më të mirë dhe jetojnë më gjatë. Të martuarit fitojnë më shumë para dhe grumbullojnë më shumë pasuri. Fëmijët që rriten në martesa të pacenuara janë më të

lumtur, më të shëndetshëm dhe arrijnë nivele më të larta edukimi. Këta fëmijë kanë edhe mundësi me të lartë për të ndërtuar vetë martesa të lumtura dhe të qëndrueshme. Të gjitha këto raporte janë bazuar në prova studimesh shkencore.

Martesa është mister dhe na u dha nga Pe- rëndia, por është edhe art në të cilin punojmë së bashku me Perëndinë për të krijuar diçka të bukur. Martesa na ndihmon të arrijmë potencia- lin tonë të plotë njerëzor, që Perëndia pati si sy- nim për ne. Nëpërmjet martesës mësojmë të mohojmë veten dhe t’i japim personit tjetër në mënyrë sakrifikuese. Në marrëdhënien e ngushtë të martesës mund të dallojmë edhe shumë prej dobësive dhe mëkateve tona që mund të jenë të fshehta. Në këtë mënyrë martesa shërben si pasqyrë. Çdo ditë të martesës duhet të kërkojmë t’i shprehim personit që Zoti na ka dhënë si shok/shoqe të jetës dashurinë që kemi përjetuar nga Perëndia. Në këtë mënyrë martesa punon për shpëtimin tonë.

Si përfundim, martesa nuk është një institu- cion jashtë mode. Si mësimet e krishtera dhe shkenca bashkëkohore pohojnë se martesa sjell dobi të madhe si për çiftin e martuar edhe për fëmijët e për gjithë shoqërinë.

Java e martesës është një lëvizje ndërkombë- tare e themeluar në Angli më 1996 dhe është përhapur nëpër Evropë e në botë dhe ka si qëllim t’i kujtojë shoqërisë vlerën e martesës dhe të

inkurajojë ata që kanë bekimin të martohen të investojnë për martesat e tyre. Anëtarë të Ki- shës Orthodhokse kanë punuar së bashku me anëtarë të Kishës Romano-Katolike dhe të ko- munitetit Ungjillor për të sjellë Javën e Martesës në Shqipëri. Përmes kësaj lëvizjeje komuniteti i krishterë i shërben gjithë shoqërisë shqiptare. Duke ndihmuar Shqipërinë që të përmirësojë martesat e saj, do të rrisim lulëzimin kombëtar, ulim krimin dhe rrisim lumturinë e njerëzve në Shqipëri.