EmailFacebookKontakt

Me rastin e 1700 – vjetorit të shpalljes së lirisë fetare – Edikti i Milanos

Me rastin e 1700 – vjetorit të shpalljes së lirisë fetare
Edikti
i Milanos –
një ngjarje
e rëndësishme
në historinë
e Kishës dhe
të njerëzimit
Sivjet mbushen 1700 vjet nga
vendimet historike të Mediolanës,
të cilat ishin mjaft të rëndësishme
për Kishën dhe Krishterimin. Në kë-
të artikull do të shohim ngjarjet hi-
storike si dhe rëndësinë e këtyre ve-
ndimeve për Kishën dhe jetën e saj.
a) Konteksti historik i për-
ndjekjeve
Pas ngjalljes së Tij, Krishti ur-
dhëroi nxënësit e Tij: “Shkonipra
mësoni gjithë kombet, pagëzo-
jini ata… mësojuni atyre që të
ruajnë të gjitha sa ju kam poro-
situr..”(Mt. 28:19-20).Megjithë-
se nxënësit e Zotit për të zbatuar
porosinë e Mësuesit të tyre të dashur
me zell të madh – pas ditës së Pen-
tikostisë – u shpërndanë nëpër kom-
be për t’u transmetuar lajmin gaz-
mor të Ngjalljes, Ungjilli në rrugën
e tij hasi në shumë probleme, pe-
ngesa, kërcënime dhe vështirësi.
Pengesat e para erdhën nga ju-
denjtë. Më pas, nga funksionarët e
lartë dhe nga ithtarët e thjeshtë fa-
natikë të paganizmit. Por kërcënimi
më i madh dhe reagimi më i ashpër
e më i dhunshëm erdhi kryesisht nga
pushteti romak në fuqi. Perandorët
e ndryshëm romakë që nga mezi i
shek. I e deri në fillim të shek. IV
nuk pranuan realitetin e ri, Krishte-
rimin, dhe me mënyra të ndryshme,
urdhra dhe ligje u përpoqën jo ve-
tëm që të pengohej përhapja e Un-
gjillit në Perandorinë e tyre të stër-
madhe, por më tepër që ai të zhdu-
kej. Për tre shekuj me radhë pu-
shteti romak refuzoi të njihte Kri-
shterimin si fe të ligjshme dhe me
këtë pretekst përndoqi të krishterët,
duke përdorur kundër tyre çdo lloj
torture të egër dhe çnjerëzore që
ekzistonte, ose që mund të shpikte
mendja e shthurur dhe e sëmurë e
njeriut. Burgosjet, internimet, konfi-
skimet e pasurive, torturat dhe vra-
sjet ishin diçka e zakonshme për
pushtetarët dhe paganët. Për të
gjitha këto masa të krishterët kishin
dijeni të plotë dhe megjithatë shumi-
ca e tyre vazhduan të besonin te
Jisu Krishti dhe i duruan me guxim
e vendosmëri gjithë padrejtësitë
dhe rreziqet, madje edhe vdekjen.
Siç dihet, perandori i parë romak
që përndoqi të krishterët ishte Ne-
roni (viti 64 pas Krishtit). Por nga
mesi i shek. III – fillimi i shek. IV,
masat do të ashpërsoheshin shumë.
Tre perandorë brenda 55 vjetëve
do të nxirrnin 7 dekrete (Deki 1,
Valeriani 2, Dioklitiani 4) posaçë-
risht kundër të krishterëve të gjithë
perandorisë. Mjaftonte që dikush
të pohonte se ishte i krishterë dhe
menjëherë arrestohej e torturohej
dhe n.q.s. këmbëngulte, vritej. Kjo
situatë u bë akoma dhe më e vështi-
rë në dekadën e parë të shek. IV,
kur bashkësunduesit e Lindjes Ga­
leri dhe nipi i tij, Maksimini, shtrë-
nguan masat, duke u përpjekur që
të zbatoheshin me përpikëri ligjet
në fuqi kundër Krishterimit. Vetëm
në ditët e fundit të jetës së tij Galeri
kuptoi se ishte e pamundur të zhdu-
kej Krishterimi dhe më 30 prill 311
nxori dekretin, me të cilin u lejonte
të krishterëve të ushtronin lirshëm
besimin dhe adhurimin e tyre, pa
shkaktuar trazira në shtet dhe pa
prishur rendin publik. Ky dekret u
zbatua nga Konstandini dhe Likini
në krahinat e tyre ku ata sundonin.
Një vit më vonë, vegimi i dyfishtë
që iu shfaq Konstandinit para be-
tejës me Maksendin (28 tetor 312),
si dhe fitorja kundër tij, u bënë shka-
qet kryesore që të ndryshonte pozi-
cioni shtetëror ndaj Krishterimit.
Kështu, disa muaj më vonë –
fund i janarit ose fillim i shkurtit 313
– dy bashkësundimtarët e vetëm,
Konstandini dhe Likini, u takuan në
qytetin e Mediolanës (Milano e sot-
me). Konstandini e bindi Likinin që
jo vetëm të liheshin të krishterët të
lirë të adhuronin Perëndinë e tyre
(dekreti i vitit 311), por edhe Kri-
shterimi të njihej si fe e ligjshme
nga shteti romak.
b) Rëndësia e vendimeve të
Mediolanës për Kishën
Megjithëse në gjuhën dhe në
rrethet e ndryshme kishtare ka de-
përtuar dhe përdoret nga shumë
persona shprehja “Edikti i Medio-
lanës”, shumë historianë dhe stu-
diues të historisë së Kishës të dy
shekujve të fundit pohojnë se nuk
është gjetur ndonjë dekret (Edic­
tum) i tillë. Prandaj dhe ata pranojnë
se në Mediolanë u morën vendime
me gojë dhe nuk u shpall ndonjë
dekret. Të dhënat e vetme që na
kanë arritur deri në ditët e sotme
janë dëshmitë e Laktantit (Lactan-
tius, jetoi deri më 320) dhe të Ef-
sevit të Qesarisë (± 265-340) në
latinisht dhe greqisht respektivisht,
ku edhe ata ndoshta bazohen. I pari,
edukatori i Krispit, birit të Konsta-
ndinit, në veprën e tij “Vdekja e
persekutorëve” (De mortibus per­
secutorum, 48), e shkruar midis
viteve 318-320, përmend faktin se
Likini në muajin qershor 313 u dër-
goi një letër (rescripta) komandantë-
ve të krahinave të Lindjes, me të
cilën ata njoftoheshin për vendimet
e Mediolanës (për përmbajtjen e
kësaj letre shih: Migne, PL 7,
267-270). Të njëjtën gjë përmend
dhe Efsevi në Historinë e tij të Ki-
shës (shih: Migne, PG20, 880-885).
Sidoqoftë, vendimet e Mediola-
nës, padyshim ishin mjaft të rëndë-
sishme për Kishën, sepse me ato:
1) U njoh Krishterimi si fe e ligj-
shme nga shteti (njohja e parë juri-
dike e Kishës nga shteti).
2) Iu njoh e drejta e pronësisë e
iu kthyen pronat (varrezat, kishat
etj.), konfiskuar nga shteti romak
gjatë përndjekjeve.
3) Të gjithë banorët e perandori-
së ishin të lirë të zgjidhnin fenë që
dëshironin të ndiqnin (në këtë rast
edhe Krishterimin).
4) Automatikisht u jepeshin fund
përndjekjeve ndaj të krishterëve
(megjithëse vala e përndjekjeve do
të vazhdonte nga Likini pak më
vonë e deri në vitin 324 dhe më pas
nga Julian Apostati në vitet 360-63).
Këto vendime ndikuan pozitivisht
në jetën e Kishës, sepse pati një
zhvillim të madh: sëpari, adhurimi
hyjnor, i cili mundej të kryhej i lirë,
së dyti, u shtua numri i qytetarëve
që zgjidhnin Krishterimin si fe të
tyre, së treti, organizimi admini-
strativ i kishave pati një hov të
madh dhe së fundmi, arkitektura
kishtare, se u ndërtuan kisha të
mëdha, të bukura e madhështore.
Arkimandrit Kozma Sovjani