EmailFacebookKontakt

Rritemi së bashku në Krishtin

Edukimi i krishterë orthodhoks i fëmijëve, i zhvilluar për më shumë se gjashtë vjet nga Zyra Qendrore e Fëmijëve, vazhdon tashmë nga Zyra e Adoloshentëve. Të shtunën më, 9 shkurt 2013, u zhvillua programi për adoleshentët: “Udhëtim shpirtëror dhe argëtues”, ku merr- nin pjesë 40 adoleshentë nga Qe- ndrat Thavor, Bathore, Astir, shko- lla e mesme “Kryqi i Nderuar” Sukth dhe Katedralja “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë.

Udhëtimi shpirtëror dhe argë- tues përfshinte: Lutjen në kishën e Ungjillëzimit, njohja e grupeve me njëri-tjetrin, shpallja e talenteve, konkursi biblik, për të cilin kishin një muaj që përgatiteshin, lojëra krijuese dhe sportive.

Pas lutjes, adoleshentët u drej- tuan për në sallën e pritjes, pranë kësaj kishe, ku u zhvillua programi

i larmishëm, i përgatitur nga stafi i Zyrës së Adoleshentëve.

Pjesëmarrja e Episkopit të Kru- jës, Andonit, ishte një bekim i ve- çantë në këtë takim, sepse kjo u dha atyre mundësi të njihnin nga afër bariun e Kishës, të ndanin njohuritë

me të, të diskutonin së bashku për të vërtetat e besimit dhe ta dëgjonin t’i thërriste në emër. Ai i kushtoi një kohë të mjaftueshme gjithë aktivitetit, duke ndjekur nga afër shpalljen e talenteve të adoleshen- tëve, krijimet e eseve, recitimet e

vjershave, paraqitjen e pikturave, këngët, kërcimet, konkursin biblik për Dhiatën e Vjetër, i cili ishte qendra e këtij udhëtimi shpirtëror. Ky konkurs i nxiti adoleshentët ta lexojnë Shkrimin e Shenjtë dhe ta zotërojnë mirë historinë e shpëtimit që Zoti përgatiti për njerëzit.

Në fund të udhëtimit shpirtëror dhe argëtues episkopi ndau çmimet për fituesit e konkurseve dhe thek- soi se nuk ka vendim më të bukur në jetë sesa të ndjekim Krishtin, prej të Cilit fitojmë jetën e përjet- shme. Ai që vendos të ndjekë Krishtin nuk pendohet kurrë, sepse s’ka jetë më të bukur se jeta me Zotin.

Shpresojmë dhe lutemi që ky udhëtim do të vazhdojë duke ecur së bashku në gjurmët e Krishtit.

Marina Baba